Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet për paqe
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë
Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të vështira, gjatë bisedimeve “intensive dhe konstruktive” që organizoi SHBA-ja këtë javë, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken tha se pas diskutimesh dypalëshe dhe trepalëshe gjatë katër ditëve të kaluara, të dyja palët “demonstruan një angazhim të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e konfliktit të gjatë mes tyre”.
Dy palët ranë dakord në parim për disa kushte dhe kanë më shumë mirëkuptim të pozicioneve të njëra-tjetrës për çështjet e pazgjidhura, tha Blinken.
Bakuja dhe Jerevani do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e tyre për të siguruar paqe të qëndrueshme, shtoi ai.
Çfarë është Nagorno Karabaku dhe pse po rriten tensionet?
Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy luftëra për Nagorno Karabakun - më 1990 dhe 2020 - dhe vazhdimisht janë përplasur për kontrollin e territorit.
Tensionet janë rritur sërish muajin e kaluar, kur Azerbajxhani ka vendosur një pikë kontrolli në fillim të Korridorit të Lakinit - e vetmja rrugë që lidh Armeninë me territorin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut.
Armenia ka thënë se pika e kontrollit, e ngritur më 23 prill, është një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, i cili u ka dhënë fund luftimeve gjashtëjavore në vitin 2020.
Azerbajxhani ka thënë se e ka ngritur atë postbllok për t’i penguar furnizimet e Nagorno Karabakut me armë nga Armenia.
Jerevani e ka mohuar këtë akuzë./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor 2024, 22:27
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor 2024, 18:12
-
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
13 Nëntor 2024, 09:50