Azerbajxhani paralajmëroi se do të kundërpërgjigjej pas sulmeve të Iranit sot ku u raportuan të paktën 4 persona të plagosur.
"Këto sulme nuk do të mbeten pa përgjigje", tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë.
Ai shtoi se po hetonte llojet e dronëve të përdorur në sulm dhe "po përgatiste masat e nevojshme të reagimit për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe për të siguruar sigurinë e civilëve dhe infrastrukturës civile".
Ndërkohë Irani ka mohuar autorësinë e këtyre sulmeve, ndërsa Azerbajxhani ka raportuar për sulme në aeroport si dhe në zona të tjera civile.
Lajmi kryesor:
Franca, Italia dhe Greqia 'ok' mbështetjes ushtarake në Qipro! Britania do shtojë 4 avionë në Katar. Cisterna amerikane goditet në brigjet e Kuvajtit, dronët iranianë shënjestrojnë aeroportin në Azerbajxhan! Do mblidhet NATO










