Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka nisur operacione “kundër terrorizmit” në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që është nën kontrollin e Armenisë.
Tensionet kanë qenë të larta që disa muaj në këtë enklavë etnike armene, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë të Azerbajxhanit dhe civilë është raportuar të jenë vrarë si pasojë e një shpërthimi me mina dhe një incidenti tjetër.
Sirenat ajrore është raportuar të jenë dëgjuar në qytetin kryesor të Karabakut. Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”.
Përfaqësues tjerë të Karabakut kanë përmendur “ofensivë ushtarake të shkallës së gjerë”. Dy vendet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë luftuar dy herë për Nagorno-Karabakun, njëherë në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe më pas më 2020.
Prej dhjetorit, Azerbajxhani e ka ndërtuar një bllokadë de-facto në rrugën e vetme që çon në Armeni, e njohur si Korridori Laçin.
Të martën, Ministria e Mbrojtjes në Baku i ka akuzuar forcat armene për “bombardime sistematike” të pozicioneve ushtarake dhe ka thënë se është përgjigjur duke nisur “aktivitete lokale kundër-terrorizmit… për t’i çarmatosur forcat e armatosura armene nga territoret tona”.
Ministria ka insistuar se nuk është duke shënjestrar civilë, por qendra ushtarake, me armë me precizitet të lartë. Ministria e Mbrojtjes në Armeni ka thënë se pretendimet për sulme armene nuk përputhen me realitetin./REL
S.S/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor 2024, 15:33
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor 2024, 10:01