Arrihet marrëveshja midis Holandës dhe Shqipërisë për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendlindjen e tyre.
 
Lajmi është publikuar nga Anadolu Agency (AA) , ku i ministri i Drejtësisë së qeverisë holandeze ka konfirmuar se është arritur marrëveshja midis dy vendeve.
 
Sipas marrëveshjes Holanda ka të drejtë që azilkërkuesit shqiptarë, kërkesat e të cilëve janë refuzuar dhe nuk dëshirojnë vullnetarisht të kthehen në shtëpi, do të kthehen me fluturime të veçanta qeveritare në Shqipëri.
 
Kjo marrëveshje erdhi si pasojë e një numri të madh azilkërkuesish në Holandë. Vetëm në katër muajt e fundit, ka pasur 750 kërkesa të tilla.
 
Gjatë vitit të kaluar, autoritetet holandeze morën më shumë se 1.000 aplikacione për azil nga qytetarët shqiptarë dhe refuzuan vetëm një.
 
Ministria e Drejtësisë së Holandës ka deklaruar se tashmë kthimi i azilkërkuesve shqiptarë nuk varet nga fluturimet komerciale, dhe se kanë mundësi një grup të madh të njerëzve ti dërgojnë në shtëpi.


Redaksia Shqiptarja.com