Azilantët, emigrantët përdorin Shqipërinë si trampolinë për të shkuar në BE

Azilantët, emigrantët përdorin Shqipërinë si trampolinë për të shkuar në BE

Qendra e azilit në Babrru në Tiranë

Emigrantët nga Lindja e Mesme janë duke përdorur Shqipërinë, si rrugën kryesore për të udhëtuar drejt Europës. Report TV zbulon një raport të Policisë Kufitare ku theksohet se brenda një jave në vendin tonë kanë hyrë 148 emigrantë me orgjinë nga Siria, Libia, Palestina, Iraku, Algjeria dhe disa vende të tjera.

Këta emigrantë kanë hyrë nga pika kufitare e Gjirokastrës dhe nga data 18 mars deri më 25 mars, vihet re një trend në rritje. Në 18 mars kanë ardhur 24 emigrantë, ndërsa fluksi ka vijuar I lartë deri më 25 mars me 27 emigrantë.

Nga raporti i siguruar nga Report TV, rezulton se 90 prej këtyre 148 emigrantëve kanë kërkuar azil në Shqipëri. Ata janë strehuar në qendrën e azilantëve në Babrru dhe janë në pritje të përgjigjes për kërkesën për azil. Duket se qëllimi i emigrantëve nga Lindja e Mesme nuk është azili politik në Shqipëri, por largimi drejt Europës.

Kjo për faktin se dhjetra azilantë që ndodheshin në Babrru janë larguar muajt e fundit drejt Europës, ku edhe aty kërkojnë azil politik. Policia dyshon se pas këtyre emigrantëve qëndron një grup kriminal. Fillimisht emigrantët nga Lindja e Mesme shkojnë në Greqi, edhe aty kërkojnë azil politik, qëndrojnë disa ditë dhe më pas vijnë drejt Shqipërisë.

Për t’u larguar drejt Europës, emigrantët nga Lindja e Mesme ikin nga qendra e azilantëve që ndodhet në Babrru dhe më pas kalojnë nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit. Policia po heton disa persona që dyshohet se sjellin emigrantët nga Lindja e Mesme në Shqipëri.

Ndërkohë në Babrru, qendra e azilatëve është thuaje e tejmbushur, kjo edhe për shkak të numrit të emigrantëve që kanë ardhur kohët e fundit dhe kanë kërkuar azil. Trafiku i emigranteve nga Lindja e Mesme eshte zbuluar edhe nje rast diten e sotme ne Shkoder, ku jane arrestuar 5 taksistë. 

Numri i emigrantëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri në një javë
18 mars 24 emigrantë
19 mars 19 emigrantë
20 mars 4 emigrantë
22 mars 29 emigrantë
23 mars 27 emigrantë
24 mars 18 emigrantë
25 mars 27 emigrantë
Totali në 1 javë 148 emigrantë

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spirò: 23/04/2018 20:25

    Edhe kto raca e ... i mungojne shqiperis dhe bohet komplet albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit