Qytetarët në Tiranë veçanërisht në mëngjes përballen me trafkun e rënduar, dhe për këtë eksperti rrugor Gëzim Hoxha thotë për ‘Sot Live në Shqipëri’ thotë se ka shumë faktorë, ku mes tyre janë vendparkimet.
“Këtu ka shumë faktorë dhe unë do t'jua numëroj. Së pari, nuk ka vendparkime në Tiranë. Duke mos pasur vendparkime, njerëzit vijnë dhe parkojnë në rresht të dytë, duke bllokuar rrugën. Parkojnë edhe në rresht të tretë dhe e bllokojnë përsëri.
Ne kemi ndërtuar Unazën e Re, ku një segment që duhet ta përshkosh për 7 apo 10 minuta, kur rruga është bosh, tani e përshkon për 45 minuta. Vargu nuk krijohet vetvetiu. Kështu krijohet: njëri bllokon rrugën dhe pas tij grumbullohen automjetet”, tha Hoxha.
Për Hoxhën edhe vendkalimet për këmbësoët dhe parimet në shkolla janë një problem që shktojnë trafikun.
“Ne kemi vendkalime këmbësorësh pa fund. Pa fund! Te ne është bërë gallatë e madhe. Çdo 10 metra vendoset një vendkalim këmbësorësh. Tani, një problem shumë i madh janë shkollat. Po marr shkollën “Sabaudin Gabrani”. Aty rreshtohen rreth 50 autobusë e mikrobusë, njëri pas tjetrit, dhe nuk ka automjet që kalon.
Jo! Shkolla duhet të hapë një derë nga mbrapa. Aty ka edhe rrugë ku mund të parkojnë këto mjete. Nuk kanë pse të qëndrojnë në arterien kryesore të qarkullimit të Tiranës. Edhe shkolla “Vasil Shanto” ka derë nga mbrapa”, tha ai.
Për Hoxhën ne kemi një mungesë të shërbimit urban, dhe përshembull tramvaj do të ishte një zgjidhje.
“Po ne na mungon shërbimi urban. Na mungojnë tramvajet. Nëse do të kishte një shërbim urban të rregullt, s’do të kishte trafik. Duhet rritur flota e autobusëve që qarkullojnë në shërbim të qytetarëve dhe atëherë njerëzit nuk do ta merrnin makinën me vete. Sepse nafta ka shkuar 250 lekë. Nuk ka luajtur njeri mendsh që ta marrë makinën pa arsye. Por, ngaqë nuk ka shërbim tjetër, njerëzit detyrohen ta marrin”, tha ai.











Komente
Komento