Azilantët, Franca detyra strikte
Shqipërisë për të frenuar fenomenin
Qeveria franceze i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar fenomenin e azilkërkimit. Gjithçka ka ardhur pas një takimi të zhvilluar në korrik në Paris mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati e Fatmir Xhafajt me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb.
Qeveria franceze i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar fenomenin e azilkërkimit.
Gjithçka ka ardhur pas një takimi të zhvilluar në korrik në Paris mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati e Fatmir Xhafajt me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb.
Pika kryesore e marrëveshjes ka qenë pikërisht frenimi i azilantëve në drejtim të Francës.
Në planin e veprimit parashikohet që Policia e Shtetit t’u kërkojë homologëve malazezë, atyre kosovarë dhe të Maqedonisë të intervistojnë çdo qytetar shqiptar që viziton një vend anëtar të BE-së përmes territorit të tyre.
Autoritetet franceze kërkojnë që në Shqipëri të zhvillohet edhe një fushatë sensibilizuese mbi penalitetet dhe dëmet që i shkaktohen vendit nga ky fenomen.
Në planin e veprimit kërkohet që në sistemin TIMS të lëshohet një alarm për të rriturit që kthehen në Shqipëri vetëm, kur kanë shoqëruar një të mitur në zonën Shengen.
Një nga pikat që parashikohet në planin e veprimit dhe që është përmbushur nga policia është edhe identifikimi i personave në gjakmarrje, për të cilën tashmë është ngritur baza kombëtare e të dhënave.
Franca do të mbështesë nga ana logjistike policinë e kufirit, ndërkohë që do të ngrihet edhe një grup pune i përhershëm nën drejtimin e zëvendësministrave përkatës të Brendshëm. Vetë ministri francez Gerard Collomb ka deklaruar se do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e marrëveshjes.
Pak ditë më parë Top Channel raportoi se në Shqipëri, përveç një oficeri francez ka mbërritur edhe një oficer britanik dhe një italian që po monitorojnë masat anti-azil./
top-channel/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
11.6%
-
Pak
14%
-
Aspak
74.4%
Vota total: 43
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr të Tiranës
24 Janar, 13:11
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
I vëllai iu vra sot në Kamëz, Report Tv siguron FOTON e Besnik Vishës, i arrestuar në '97 për vrasjen e policit
24 Janar, 13:04
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019
24 Janar, 12:39
-
Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale (VIDEO)
24 Janar, 12:32