BERLIN - Rreth 3020 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani vetëm në muajin mars, duke e renditur në këtë mënyrë Shqipërinë në vendin e tretë sa i përket numrit të lartë të azilkërkuesve.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane në listën e publikuar sa i përket azilkërkuesve për muajin mars. Sipas Ministrisë Gjermane, Shqipëria renditet e treta në listë.
Sipas këtyre të dhënave të Ministrisë, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është dyfishuar. Kjo pasi në muajin janar, numri i azilkërkuesve ishte 1648 shqiptarë.
Megjithatë, shqiptarët mbajnë vendin e parë të azilkërkuesve në Gjermani. Kjo pasi listën e MB gjermane e kryeson Kosova ku vetëm në muajin mars 11 729 kosovarë kanë
kërkuar azil. Ndërsa fill pas Kosovës renditet Siria, me 4620 persona.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com