Në mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi pyeti kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi se sa është shuma e përfituar nga deputeti Vullnet Sinaj, për të cilin opozita kërkon që t’i hiqet mandati.
Gazment Bardhi tha se vlera e transaksioneve është 36 milionë lekë të vjetra, por Çuçi i tha kreut të grupit të PD se nuk ka asnjë dokument që tregon se sa nga këto para janë përfituar nominalisht nga Sinaj.
Bledi Çuçi: Në fakt sot ne diskutojmë kërkesat juridiko-formale si Këshill. Patëm një kërkesë nga zoti Sinaj për të marrë kohë për t’i lexuar. Kam një pyetje për Bardhin, sa lekë ka përfituar Sinaj nga këto transaksione? Dua shumën e saktë.
Gazment Bardhi: Shuma e përmbledhur e vlerës së transaksioneve është 36 milionë lekë të vjetra.
Bledi Çuçi: Jo pa qëllim e bëra pyetjen se kjo shumë është shumë e faturave që kanë marrë nga burimet publike për shpenzimet që janë bërë në big market. Nëse do merreshim me kërkesat formale të mocionit, do të duhej që shuma që ka përfituar Sinaj të ishte e mbështetur me dokumentacionin përkatës. Nga këto dhjetra fatura që keni marrë për azilin e pleqve në Durrës që ka shkuar dhe ka blerë detergjentë dhe materiale dezinfektimi me vlerën 47 mijë lekë. Nëse ajo shumë ka dalë nga mbledhja e të gjitha shumave që keni në fatura ky nuk është përfitimi, kjo është xhiro. Dua të di sa ka përfituar Sinaj. Parashikimi i rregullores kërkon që pretendimi juaj për shumën duhet të mbështetet me dokumentacion.
Bardhi: Nuk merrem me normat e përfitimit që ka kompania sepse Kushtetuta flet për përfitim të fondeve publike dhe kjo nënkupton kalimin e lekëve nga buxheti i shtetit në kompaninë në pronësi të SInajt. Ai ka marrë në mënyrë të rregulltë dividentin nga secila kompani.
Lajmi kryesor:
Debate te Këshilli i Mandateve/ PD kërkon heqjen e mandatit të Sinajt: Ka përfituar fonde publike! Deputeti i PS: Rrogën time e bëj donacion, dhashë 100 mln lekë të vjetra për tërmetin
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24