Sekretari belg për azilin dhe migracionin Theo Francken i ka bërë apel nga Shkodra shqiptarëve që të mos shpenzojnë kot para për të shkuar në Gjermani dhe për të kërkuar azil, pasi Gjermania është një krizë dhe nuk pranon azilantë.

Jam në Shkodër për të dhënë dy mesazhe të rëndësishme për Shqiptarët. Së pari mos harxhoni para, sepse Belgjika nuk toleron asnjë abuzim me liberalizimin e vizave, për ne Shqiperia është një vend i sigurtë. Dhe së dyti dua të them që Belgjika dhe Bashkimi europian po përballem me krizën më të madhe të azilkerkuesve që pas luftës së dytë botërore”.

Sekretari Belg për azilin dhe Migracionin foli edhe për reformën në drejtësi teksa tha se po e ndjek me vëmendje dhe miratimi i saj është tejet i rëndëishëm për Shqipërinë.

Vizita e Sekretarit Belg për azilin Migracionin erdhi në kuadër të bashkëpunimit mes shtetit Belg dhe atij Shqiptar me qëllim paralajmerimin e Shqiptarëve mbi rreziqet që u kanosen nëse thyejnë rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)