Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të  personave të cilët pretendojnë  të fitojnë statusin e refugjatit në Holandë bën me dije  ministria e drejtësisë  hollandeze.

Në dy muajt e parë të këtij viti, 480 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Holandë, edhe pse shanset e tyre  për t’iu dhënë statusin e refugjatit janë praktikisht zero.

Në të njëjtën kohë, numri i sirianëve që aplikojnë për statusin e refugjatit në Holandë ka rënë nga 5,000 në muaj  në disa qindra. Sirianët janë ende grupi më i madh që kërkojnë azil  shkruhet në gazetën Deutsch news.nl.

Shqipëria si  një nga vendet më të varfra në Europë, konsiderohet një vend i sigurt bën me dije e përditshmja. Që nga janari 2015, vetëm katër shqiptarët kanë marrë  statusin e refugjatit dhe 795 të tjerë  janë refuzuar.

Zeki Shehu i përfaqësues i  shqiptarëve në Këshillin Koordinues  në Holandë tha për Deutch news se shumë shqiptarë nuk njohin  ndonjë ndryshim mes azilit dhe migracionit dhe duan  vetëm të punojnë.

Përveç kësaj,  edhe qeveria shqiptare përfiton nga shtetasit që punojnë në vendet e huaja tha Shehu.

Që nga marsi, qeveria holandeze  ka përshpejtuar procedura për të rënë dakort me njerëzit të cilët vijnë nga vendet e sigurta dhe që kërkojnë azil. Në këtë mënyrë ata do të kthehem më shpejt drejt vendlindjes.

Në janar, Holanda ka arritur një marrëveshje me autoritetet shqiptare për të deportuar  emigrantët e paligjshëm shqiptarë nëpërmjet avionëve special.  Shqiptarëve  që pranojnë të kthehen vullnetarisht u është  dhënë një biletë avioni dhe 200 € dhe  që nga janari 2015, 385 persona kanë përfituar nga kjo skemë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)