“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016. Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku” thuhet në raportin e INSTAT.
Të huaj në Shqipëri
“Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4% të popullsisë rezidente. Gjatë 2016, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.
Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 66,5% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2%, krahasuar me 2015” vlerëson INSTAT.
Po kështu, referuar arsyes së dhënë nga të huajt në vitin 2016 ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2%, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %. Monitor
d.b/shqiptarja.com










