Emigrantët kanë zbuluar se kanë qëndruar në hotele ku ishte 100 paund nata për 15 muaj ndërsa pranonin punë me para në dorë për 5 paund në orë. Teksa ministria e Brendshme përpiqet të gjejë mënyra për t’i dhënë zgjidhje krizës së emigrantëve dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve, shpenzohen 6.8 milionë paund në ditë për dhomat e hoteleve.
Sipas Daily Mail, ka një mungesë akomodimi prej numrit të madh të azilkërkuesve. Një kurd foli për median britanike duke thënë se ka qëndruar në një hotel me tre yje në juglindje të Londrës që nga vera e kaluar, ndërsa pret që kërkesa e tij për azil të trajtohet nga Zyra e Brendshme.
Një burrë tjetër u ankua se merrte vetëm 8 paund cash në javë për t'i shpenzuar për rroba, më pak se sa merrte nga zyrtarët në Gjermani. Në një hotel me katër yje në Newcastle, një azilkërkues afgan tha se 'shumë njerëz' po bënin punë me para në dorë për 5 paund në orë sepse nuk lejohen të punojnë ligjërisht. Të tjerë thanë se ushqimi ishte aq i keq në hotele saqë u detyruan të blejnë tjetër duke përdorur paratë e dërguara nga të afërmit.
Hoteli me katër yje, i cili ka një pishinë dhe një palestër, nuk pranon më mysafirë me pagesë. Hotele të ngjashme diku tjetër të drejtuara nga e njëjta kompani kushtojnë rreth 80 paund në natë. Aktualisht ka më shumë se 37,000 azilkërkues në hotele. Shifrat e fundit tregojnë se vetëm 4% e kërkesave për azil nga viti i kaluar janë përpunuar deri tani.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka njoftuar se stafi i azilit do të marrë një bonus prej 2500 paund nëse ata qëndrojnë në punën e tyre për dy vjet ose më shumë për të ndihmuar në mbajtjen e stafit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20