Ministri Tahir duke pranuar se ka një problematikë të shtuar të numrit të azilkërkuesve që synojnë BE-në, konkretisht, Gjermaninë, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mos largohen nga vendi për qëllime azili, pasi vendi ynë tashmë kalisifikohet si vend i siguritë, ku respektohen të drejtat e njeriut, prandaj dhe shanset për të marrë azil janë zero.
Sipas tij, Ministria e Brendshme ka nisur një hetim në këtë drejtim. "Për frenimin e këtij fenomeni, janë ngritur grupe hetimore për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj lëvizje. Aktualisht, shtoi Tahiri janë identifikuar dhe proceduar disa raste, ndërsa disa të tjerë janë në vëzhgim nga Policia", shtoi ai.
Ministri Tahiri theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse për të garantuar respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën "Shengen" dhe siguroi se azilkërkuesit e paligjshëm do të identifikohen.
Këtë deklaratë Ministri Tahiri e bëri në përfundim të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit.
Në deklaratën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri theksoi se kjo marrëveshje ka në thelb të saj qëllimin e vetëm të realizimit të zgjedhjeve model, ku të celebrohet demokracia e shqiptarëve për të zgjedhur fatin e tyre.
"Sot nënshkruam një marrëveshje me KQZ për zgjedhje të ndershme, të lira në përmbushje të standardeve. Kjo marrëveshje konsiston në përpilimin e listave paraprake, dhe atyre përfundimtare të cilat do të publikohen jo më larg se data 11 maj, me afishimin e listave të zgjedhësve. Për këtë arsye ftoj të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre për përpilimin e listave në mënyrën më të saktë të mundëshme.
Së bashku, vijoi Tahri, me KQZ-në dhe OSBE-në kemi filluar procesi intensiv i trajnimit të punonjësve të policisë, pasi qeveria është e angazhuar maksimalisht për të bërë ç'është e mundur që dita e zgjedhjeve të jetë dita e celebrimit të demokracisë dhe e së drejtës së shqiptarëve për të vendosur për fatin e tyre me votë. Jemi të gatshëm të bëjmë ç'është e mundur që zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull i zhvillimit", tha Tahiri në fjalën e tij.
Në të njëjtat linja u shpreh dhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi. Sipas saj, KQZ është organi më i lartë që menaxhon zgjedhjet, por këtë nuk e bën e vetme. "Nënshkrimi i marrëveshjes e çon në standard më të lartë këtë bashkëpunim mes Policisë dhe KQZ-së. Roli i policisë në procesin zgjedhor është shumë i konsoliduar dhe së shpejti do Qeveria do të ndërmarrë një atk normativ për të konsoliduar edhe më tej mardhëniet mes këtyre dy institucioneve", tha Luzi.
Lidhur me marrëveshjen, Ministri Tahiri dhe Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi theksuan se realizimi i zgjedhjeve demokratike dhe të ndershme ka më tepër rëndësi, sesa rezultati.
Byroja Kombëtare e Hetimit, Tahiri: BKH do të ngrihet, do reflektojnë vërejtjet e Kushtetueses.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i pyetur nga mediat lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, tha se qeveria në të cilën ai bënë pjesë është e vendosur për respektimin e këtij vendimi, duke nënvizuar se qeveria nuk tërhiqet në rrugën e saj për ngritjen e BKH-së.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetutese për rrëzimin e ligjit mbi të cilin do të ngrihej kjo Byro do të respektohet maksimalisht, por gjetjet e saj do reflektohen për t'ja veshur më tej ligjit mbi të cilit do të ngrihet në këb BKH.
"Byroja e Hetimit do të ngrihet. Mazhoranca është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të reflektuar në kohë të shpejtë ndryshimet në projekt sipas sugjerimeve të Kushtetueses. BKH, shtoi Ministri Tahiri, është një institucion i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit elitar. Jemi të vendosur të çojmë përpara përpjekjet tona për të ngritur një institucion efektiv të hetimit dhe kemi nisur dhe diskutimet me Byronë Federale të Hetimit (FBI-në Amerikane) për të përcaktuar hapat e para mbi të cilat do të nis punën kjo Byro", u shpreh ai