Bëni gati pyetjet, Arvizu
ju përgjigjet në chat

Bëni gati pyetjet, Arvizu <br />ju përgjigjet në chat
TIRANE - Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi sot për rubrikën më të re “Pyet Ambasadorin”. Është kjo një formë e re komunikimi online për të pasur raport të drejtpërdrejtë me ambasadorin Arvizu, ku pasi të postoni pyetjet tuaja brenda kësaj rubrike, ambasadori do t’ju kthejë përgjigjet e tij.

Njoftimi u bë sot publik në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë në Facebook, dhe është pikërisht nga pjesëmarrja dhe diskutimet e qytetarëve në postimet e U.S Embassy-Tirana, që mori shkas edhe krijimi i një rubrike komunikuese akoma edhe më të veçantë me Arvizun.

Për të festuar nisjen e këtij programi, seria e parë do të jetë shumë e veçantë. Ambasadori Arvizu ka pranuar që të bisedojë online (chat) me fansat e faqes së Ambasadës Amerikane dhe t’u përgjigjet pyetjeve në kohë reale.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!