Bëni gjumë të keq? Ja si
ndikon Hëna në ëndrrat tuaja

Njerëzit kanë ëndrrat më të çuditshme dhe të mrekullueshme kur Hëna është e plotë. Kjo gjë bëhet e ditur nga një studim britanik, sipas të cilit përmbajtja e ëndrrave nuk ndryshon me stinët e apo me ditët e javës.

Zbulimin e bëri psikologu Richard Wiseman, i cili analizoi përvojat e 1000 vullnetarëve, të cilët lëshonin tinguj kur ishin në gjumë. "Për shembull, dikush shikonte në ëndërr që fluturonte mbi një dragua, pastaj zbriste dhe shkonte të pinte një kafe me George Clooney.

Disa të tjerë mendonin se ishin superheronj", tregon psikologu Wiseman. Këto studime u bazuan mbi disa kërkime zviceriane që u zhvilluan vitin e kaluar.

Sipas studimit zvicerian, njerëzit flenë 20 minuta më shumë ose më pak kur është Hënë e plotë. Psikologu Richard Wiseman beson se shkaktar i ëndrrave tona është prodhimi i hormonit te melatoninës.

Ai gjithashtu shtoi se disa njerëz depresionohen më shumë se disa të tjerë kur shikojnë ëndrra. Kjo ndoshta sepse truri i tyre nuk është shumë produktiv për të menduar rreth shqetësimeve që ata kanë.

Kurse një tjetër shpjegim i huaj tregon që njerëzit janë të ndjeshëm nga cikli i Hënës.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove