Sipas uniformave blu, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasve apo mjeteve të ndryshme prej Strukturave të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP.Vlorë, shtetasve të lartëpërmendur u janë gjetur në mjet dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës ''Glock'' me 27 fishekë si edhe një tjetër armë zjarri ''TT'' me 23 fishekë me krëhërat përkatës të tyre.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit tip Pistoletë, mjeti tip ''Benz'', si edhe 5 aparate celular. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprime të mëtejshme.
d.c./shqiptarja.com










