B40/ Veliaj me të rinj nga rajoni: Tirana si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, një mundësi për të treguar vlerat kulturore
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Tirana mikpriti këtë javë një grup të rinjsh nga rajoni, në vijim të aktiviteteve të rrjetit B40, me qëllim rritjen e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik në Ballkan. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e çeli bashkëbisedimin duke theksuar se vitin tjetër kryeqyteti shqiptar do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.
“Është vërtet një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një forum të të rinjve nga i gjithë Ballkani. Ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj ky forum bashkon çuna dhe goca, që janë e ardhmja”, tha Veliaj.
Si udhëheqëse e rrjetit B40, Veliaj shtoi se Tirana do të shërbejë si spirancë përbashkuese për miqtë e rajonit, që të tregojmë vlerat kulturore të Ballkanit.
“Ne duhet të bëjmë diçka për 100 vitet e ardhshme dhe jo për 100 vitet e kaluara. Titulli Kryeqyteti Mesdhetar u Kulturës është një mundësi e jashtëzakonshme për ta përdorur Tiranën si një spirancë për të gjithë miqtë, vëllezërit e motrat tanë në Ballkan, e për t’u siguruara që viti i kulturës të mos jetë vetëm i Tiranës, por i të gjithë anëtarëve tanë të B40, për të treguar vlerat kulturore”, tha ai.
Veliaj tha se një nga objektivat e bashkisë së Tiranës vitet e fundit ka qenë orientimi i të rinjve drejt punëve të së ardhmes. Për ta përmbushur këtë qëllim, ai përmendi projektet e suksesshme që janë zbatuar te Piramida, si mundësi fantastike për fëmijët dhe të rinjtë.
“Çdo muaj, në Tiranë, 2000 fëmijë marrin kurse falas. Ne e konsiderojmë një të drejtë digjitale. Siç është çdo e drejtë e njeriut për arsim, për shëndetësi, ne e konsiderojmë se të përgatitesh për punët e të ardhmes duhet të jetë një e drejtë themelore e njeriut. Ndaj, kurset e fëmijëve i sponsorizojmë 100%, duke vjelë qiratë që marrim te Piramida”, nënvizoi ai.
Transformimi i Tiranës për 10 vite, sipas kryebashkiakut Veliaj, duhet të shërbejë si shembull motivimi për qytetet e rajonit. Ai shtoi se falë këtyre investimeve ekonomia e qytetit është transformuar.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34