Babagjyshi i infektuar me COVID-19, shkon në 18 numri i viktimave në shtëpinë e të moshuarve në Belgjikë

Babagjyshi i infektuar me COVID-19, shkon në 18 numri i viktimave në shtëpinë e të moshuarve në Belgjikë

Vizita e një babagjyshi të vitit të ri në një shtëpi të moshuarish i ka shkaktuar vdekjen tetëmbëdhjetë personave pas infektimit me koronavirusin e ri. Babagjyshi në kohën e vizitës kishte qenë pozitiv por pa simptoma dhe prandaj nuk kishte qenë në dijeni të virusit që mbante në bazë të analizave të mëvonshme ai kishte shkallë të lartë përcjellshmërie.

Siç raportohet, 121 të sëmurë dhe 36 punonjës janë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit.

 “Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Wim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19.

Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të Babadimrit dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19.

Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska, megjithatë zyrtarët treguan se Babagjyshi kishte respektuar masat dhe nuk kishte vënë rrezik banorët. 

Fillimisht numri i viktimave në shtëpinë e pleqve ishte 13 vetëm gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 5 persona duke e bërë që ajo të arrijnë në 18 .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?