Bababi i Vladimir Gjutës, Feriti dhe vëllai i tij ka mohuar sot kategorikisht dhunën që pretendohet se është ushtruar ndaj tij, gjë për të cilën policia prangosi edhe të Vladimirin.

Në një deklaratë për mediat, babai ka thënë se kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe se ka qenë ai që ka njoftuar policinë për të çuar të birin në shtëpinë e vet, pasi ai ndodhej në banesën e tij për shkak të një gëzimi familjar. Ai theksuar se ndaj të birit po thuhen gjëra të paqena.

Nuk kam kërkuar urdhër mbrojtje. Djali nuk më ka dhunuar ansjëherë. Të gjitha këto janë sajesa. Unë doja të shpoqëroja djalin për në shtëpi, pasi ishim në një gëzim familjar.” tha babai i tij.

Ndërsa vëllai tha se, institucionet duan të prishin imazhin e fisit Gjuta. Ai pretendon se nuk ka pasur dhunë ndaj babait dhe se akuzon shtetin se po persekoutohen.
 
Nuk ka ndodhur që Vladimiri të dhunojë babain tonë, nuk ka bërë dhe nuk do bëjë vaki. Përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar.  Ky është një skandal nga shteti. Ne këkrojmë që Valdimiri të dalë nga burgu, atij po i merret nëpërkëmbë identiteti. Ne jemi njerëz me kulturë, kam qenë i prnaishëm në momentin kur ka ardhur policia. Tek familja jonë nuk ka dhunë. Nuk kam parë ansjë moment kur babai të jetë dhunuar. Kurrën e kurrës”

ferit gjuta dhe vellai

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)