TIRANE - Ish-prokurori Skënder Demiraj, babai i Arbrit, njërit prej katër viktimave të vrarë nga Kostandin Xhuvani u ka dërguar një letër Kryeprokurorit dhe ministrit të Brendshëm me anë të së cilës është ankuar për hetimin e ngjarjes. Pak ditë më parë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur një letër nga ish-prokurori Demiraj. Babai i 19-vjeçarit të vrarë mëngjesin e 4 nëntorit në një lokal nate tek “Rruga e Elbasanit” në Tiranë ka radhitur në letër pakënaqësitë e tij ndaj policisë dhe organit të akuzës në lidhje me veprimet e tyre pas krimit. Demiraj pretendon se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për t’i dhënë ndihmën e parë djalit të tij. Në letër ai akuzon policinë se nuk e kanë dërguar djalin e tij menjëherë në spital por e kanë lënë në brenda në makinë në pritje të ambulancës. Ishprokurori ka shkruar më tej në letër se policia nuk ka kryer hetimet e plota për ngjarjen.
Pasi ka ngritur pretendime për mos dhënien e ndihmës së parë djalit të tij, Demiraj akuzon më tej policinë se nuk ka zbardhur mekanizmin e vrasjes së djalit të tij. Ai shkruan se ende nuk është sqaruar për mënyrën sesi mbeti i vrarë djali i tij në masakrën e 4 nëntorit. Të njëjtin pretendim ai e ka shkruar edhe në letrën drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm.
Demiraj i ka shkruar Llallës se megjithëse dosja ka përfunduar në gjyq, ai dhe familja e tij ende nuk është sqaruar sesi është vrarë Arbri. Mësohet se letrat drejtuar kreut të Prokurorisë dhe ministrisë së Brendshme kanë pasur përmbajtje të ndryshme. Për të dyja këto institucione ai ka pasur ankesa në lidhje me veprimet që kanë kryer pas vrasjes së djalit të tij të vetëm. Ai është ankuar për hetuesit e çështjes se nuk kanë zbatuar procedurën penale pas krimit. Ish-prokuroria pretendon se nuk është marrë në pyetje asnjë pjesëtar i familjes së tij pasi ata duhet të njihej me dosjen e cila tashmë ka përfunduar në gjykatë. Ai shkruan se prokuroria jo vetëm që nuk e ka pyetur për ngjarjen ku mbeti i vrarë djali i tij, por as nuk e ka njoftuar për mbylljen e hetimit apo t’i jap një kopje të kërkesës për gjykim për të pandehurin që akuzohet se i vrau djalin. Më tej ish-prokurori ka pretenduar në letër se pistoletë e gjetur në vendngjarje nga e cila nuk ishte kryer asnjë qitje nuk i përkiste djalit të tij ashtu sikurse deklaroi policia dhe prokuroria zyrtarisht pas krimit.
Demiraj thekson se nuk është e vërtetë që djali i tij kishte pistoletë. Ai akuzon prokurorinë dhe policinë se për të fshehur apo për të devijuar provat, i kanë faturuar djalit të tij pistoletën. Sipas tij pistoleta ka qenë e të dyshuarit tjetër, Erald Sida. Babai i 19-vjeçarit të vrarë, siguron Llallën dhe Tahirin nëpërmjet letrës që u ka dërguar, se djali i tij nuk mbante dhe nuk kishte pistoletë në momentin e ngjarjes. Arbër Demiraj mbeti i vrarë mëngjesin e datës 4 nëntor të këtij viti në një lokal nate në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Ai ndërroi jetë në makinën e tij para lokalit pasi autori i dyshuar i ngjarjes dhe shoku i tij e hipën për ta transportuar në spital, por u diktuan nga policia. Demiraj u qëllua me një plumb në kokë nga Kostandin Xhuvani me të cilën ndodhej në të njëjtën tavolinë.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Xhuvani pati një përplasje me dy persona të tjerë që ndodheshin në një tjetër tavolinë dhe gjatë të shtënave me armë mbeti i vrarë aksidentalisht 19-vjeçari Demiraj. Policia arrestoi pak minuta më pas Kostandin Xhuvanin si dhe shokun e tij Erald Sidën teksa tentonin të largoheshin për t’u shpëtuar prangave. Mësohet se babai i 19-vjeçarit u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe mbërriti pranë lokalit ku gjeti forcat e policisë pranë makinës së tij, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i të birit.
Vrasja në një lokal nate në Tiranë
Ngjarja ndodhi në orët e para të datës 4 nëntor të këtij viti në një lokal nate në Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se në një tavolinë ndodhej Kostandin Xhuvani, Arbër Demiraj, Erald Sida e Alban Ballçaj dhe pranë tyre ishin ulur në një kolltuk shtetasit Edison Jahaj e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arbër Demiraj, Erald Side e Alban Ballçaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka pasur një konflikt. Nga hetimet e kryera rezulton se Xhuvani dhe Demiraj kanë pasur edhe armë zjarri me vete.
“Pas ndërhyrjes së shtetasit Anton Binaku, roje sigurie në lokal, shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Xhampaolo Acola. Pas ngjarjes u arrestuan si autorë të dyshuar të krimit Kostandin Xhuvani, Erald Sida dhe Alban Ballçaj. Ky i fundit u la i lirë disa orë më pas pasi nuk u gjetën prova që e përfshinin atë në krim. Sipas prokurorisë vetëm në duart e Xhuvanit janë gjetur shenja baruti. Rezultoi gjithashtu se viktimat janë qëlluar nga arma e cila u gjet pranë vendit ku u kap Xhuvani.
Marrë nga "Shekulli"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com