Babai i Josif Kavajës me lot në sy: I pari qëlloi bariu pastaj Josifi, më pas njoftuan policinë! Armët i ka marrë kur u hap depoja e armatimit, shteti ta ndihmojë

Panajot Kavaja babai i 45 vjeçarit Josif Kavaja ka folur për ngjarjen në të cilën u përfshi i biri, i cili tashmë është arrestuar sepse ka qëlluar drejt policisë.

Kurse për municionet, 30 granatat, 2300 fishekë dhe një kallashnikov që policia gjeti në shtëpinë e tij, babai thotë se i ka marrë kur është hapur depoja e armatimit, por shton se nuk dinin gjë se i kishte. Sipas tij i biri nuk ka faj sepse barinjtë i hanin të mbjellat. Për këtë shton se Kavaja ka gjuajtur në ajër me armë, dhe barinjtë e kanë denoncuar më pas.

"Sifi është person shumë i drejtë, nuk është zënë as me një nga fshati, fare. Punon në hak të vetë. Ka qenë pak jo mirë nga mendimi. Qe në Angli dhe Greqi dhe u dëmtua pak nga mendja. Edhe po këtu ka punuar në rregull si erdhi këtu. Njeri më i drjetë nuk gjen. Ne si prindër nuk dinim gjë se ka pasur armë.

Faj nuk kishte sepse vinin këta barinjtë dhe i hanin të mbjellat.  Ai gjuan drejt sipër. Shtiu njëherë dhe ata raportuan. Djali përfundoi shumë keq për hiçgjë.  Me ne prindërit është sjellë mirë. Tokat ia lanë vëllezërit. Ai ka punu. Është pak si i dobët nga gjendja mendore dhe sja ka arritur qëllimit të martohet e ka lënë dhe pak vetë pas dore.  Armët i ka marrë atje kur u hap depoja e armatimit. Tunelet. Që atëherë i ka marrë, por që ta dinim ne si prind sna ka treguar. Pas dy ditësh e morëm vesh nga fëmijët që kemi në Elbasan ata na thanë kështu kështu ka përfunduar Josifi.

Dridhej tha, se kishte folur një gocë. Kishte shumë probleme se i kishin qëlluar dy herë. Duam pak ndihmë nga shteti, që ta ndihmojnë. Skemi çfarë të bëjmë sepse ne u plakëm. Fëmijët e tjerë mundohen ta ndihmojnë. Asnjë sfoli me të. Ai kishte ikur nga këtu dhe ishte kthye për tu dorëzuar. Mirëpo mendja se i ka pak mendtë nga sëmundja, kishte shtirë lart", shton ai.

"Ka qenë një njeri i sjellshëm, ska qenë një njeri që të bënte sherre. Punonte në vend të vet. Punonjte. I thosha vuan shumë more bir dhe më thoshte nuk vjen gjë moj nënë po nuk vuante. Nuk është sjellë keq. Ikëm njeherë te djali tjetër. Kemi 4 vite që jemi kthyer. Me këto hallet që ndodhën, pastaj erdhëm këtu po sdonim të linim vendin. Ne i thoshim ti do gjesh nuse dhe do rrish veçan. Nuk sillej keq me askënd. U egërsu se i kishin borxh dhe sja sillnin", tha mamaja e tij.


Lajmi kryesor:

Familjarët e Josif Kavajës për Report TV: Ishte paqësor, u konfliktua me bariun se i kishte lekë borxh dhe i hante të mbjellat! Të shtrohet në psikiatri, ka probleme


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren