E ndërsa të gjithë përpiqemi të gjejmë momentin që do ta bënt të veçantë dasmën tonë, dukes se kjo nuse nga New Brunswick të Kanadasë ja ka arritur qëllimit, edhe pse me një ngjarje të paplanifikuar, dhe të aspak të pëlqyeshme .

Gjatë dasmës së saj babai, JP Nadeau, është goditur nga rrufeja ndërkohë që mbante një fjalim emocionues për të bijën.

“Teksa po i thosha dhëndrit tim të ri se ‘je djalosh me fat’ – bum rrufeja. Mikrofonin e kisha në dorë dhe rrufeja  goditi sistemin e zërit dhe më pas dora mu ndriçua ku edhe i pashë shkëndijat,” ka thënë ai.

Përveç një gërvishtjeje në gishtin e madh të dorës, Nadeau thotë se nuk është dëmtuar dhe se dasma ka vazhduar.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com