Babai i sëmurë, djali me probleme mendore, vajza s'ka libra e rroba për shkollën, e ëma: Ju lutem vini dorën në zemër

Gjashtë pjesëtarë të familjes së Hatjani në fshatin Gungas në Lushnje jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë. Shtëpia e tyre është plotësisht e amortizuar dhe frika se mos ajo do t’i zëre brenda është e madhe, sidomos gjatë stinës së dimrit. E si të mos mjaftonte e gjitha kjo djali i madh i familjes është i paaftë mendërisht.

E zonja e shtëpisë shprehet se përveç halleve të përditshme  dhe sëmundjes të së birit ajo me bashkëshortin  duhet të mendoje edhe për të çuar fëmijët gati në shkollë, por nuk kanë asnjë mundësi që të ju blejnë fëmijëve librat, mjetet shkollore dhe rrobat më minimale.

Pasi siç thotë ajo, lekët e përfituara nga ndihma ekonomike, nuk ju dalin për të ngopur barkun e jo më për të blerë gjëra të tjera.  "Jemi në një gjendje shumë të vështirë, burrin e kam të pamundur. Burrin dhe djalin e madh e kam të sëmurë, uji që bie jashtë na bie brenda. Vajza kërkon çantë për shkollë, qau dje. Ia fali një shoqe një çantë të vjetër. Ju lutem, kush ka dëshirë me na ndihmuar, i falenderoj shumë me shpirt dhe me zemër" tha ajo.

Blerta, vajza e madhe e familjes këtë vit shkon në klasë të tetë. Ajo ndjehet keq se në ditën e parë të këtij sezoni të ri shkollor do të shkojë po me ato rroba që kishte vitin e kaluar, ndoshta dhe pa libra,  pasi prindërit e saj nuk kanë para ti paguajnë ato."Kam dëshirë të ikë në shkollë, por prindërit nuk kanë mundësi të më ndihmojnë". Familja Hatjani u bën apel për ndihmë, pasi  vetë nuk kanë asnjë mundësi për të dalë nga kjo varfëri e ulur këmbëkryq në shtëpinë e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 15/09/2019 18:34

    Te vjen keq kur shikon e degjon per familje me ket mjerim kur politika esht mbuluar nga pasuria dhe lluksi.Po dhe kto te pakten kur jan ne nje varferi te tille te mos bejn 4 femij qe nuk kan me cfar ti japin per te ngren.Sa familje te tilla ka Shqiperia duhet qe ju gazetaret shum zemerbardh ti sillni ne mendje politikes qe njerzit vdesin nga uria dhe skamja ndersa ato jan rrethuar nga leket qe i kan rrjep ketij populli madje dhe ketyre ne varferi ektreme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë