KORCE- Gjykata e Krocës ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Përkatësisht gjykata ka vendosur 25 vjet burg për Elkiro Revanin, 8.4 vjet burg për Arnest Xhackën, 5 vjet burg për Domeniko Kumrinë dhe 3 vjet për Kastriot Paplekën Ndërkaq për dy të pandehurit e tjerë Armalido Selmani dhe Jurgen Zeqo, gjykata ka vendosur lirimin me kusht që për dy vjet të mos kryejnë asnjë vepër penale, në të kundër do të vuajnë dënim edhe për këtë rast.

Po vendimi i gjykatës ka indinjuar familjarët e taksistit të vrarë Fredi Talelli. Babai i tij Fiqiri Talelli deklaroi pas seancës:“Do marr vetë hak për djalin që më vranë sepse vendimi nuk është i drejtë”

Taksisti Fredi Talelli u vra në datën 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i tij u gjet pas 8 ditësh në një kanal në fshatin Koritë të Korçës.
(jd/shqiptarja.com)