Në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë futur edhe babai i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi si dhe ai i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo njohje është bërë nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit Hashi S. Thaçi gjendet në listat e Zonës Operative të Drenicës, saktësisht në Brigadën 112 “Arben Haliti”. Ndërsa, Hilmi Haradinaj, gjendet në Zonën Operative të Dukagjinit, “Komanda dhe Shtabet Lokale”.

babai i thacit
babai i haradinaj



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)