Babai iu shpall 'Non Grata' nga SHBA, PS merr vendimin: Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit është personale

Babai iu shpall 'Non Grata' nga SHBA, PS merr vendimin: Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit është personale

Aqif dhe Ornaldo Rakipi

TIRANË- Partia Socialiste ka marrë vendimin për të mos përjashtuar Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar i Socialistëve, ndonëse babai i tij Aqif Rakipi është shpallur 'Non Grata' nga SHBA. Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.

"Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde te dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shtetet e Bashkuara, aleatit tonë strategjik", mësohet të ketë thënë kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla në mbledhje.

Pas shpalljes ‘Non Grata’ të PS-së vetë deputeti Rakipi u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Nga Foltorja e Kuvendit, ai tha se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Akuzat nuk i kurseu as për Lulzim Bashën, të cilin thotë se ka hedhur baltë mbi figurën e babait të tij, pikërisht se nuk mundi të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve. Orlando Rakipi e quajti Bashën, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar në politikë.

Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi u shpall ‘Non Grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa i janë bllokuar të gjitha pronat në SHBA.  Aqif Rakipi akuzohet nga SHBA si person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Për DASH dhe Departamentin e Thesarit sjellje të tilla korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
PS merr vendimin: Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit 'Non Grata' është personale

Partia Socialiste ka vendosur që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar, pavarësisht se babai i tij, Aqif Rakipi, u shpall “Non Grata” nga SHBA. Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 19/04/2022 15:05

    1. a mund t'i fitonte vetem djali 16,000 vota pa mbeshtetjen e Qifes? - Jo. E propozoi, sponsorizoi dhe mundesoi Qifja. 2. A mund te thote PS qe djali ka histori politike dhe aktiviziem? - Jo e Jo. Deri per zgjedhje nuk e njihte asnje njeri jashte cifligut te babes se vet. 3. A mund te thote PS qe po te mundte i kandidonte babe e bir deputet? - sigurisht qe jo. Ne pamundesi per te kandiduar Qifen, u zgjodh i biri si sufler. 4. E ka hapur ndonjehere gojen e ti jape ze i biri i Qifes ne parlament? - 1 here, sa per te thene qe Basha ja ka me te futme babit tim. 5. Mendon PS qe i biri vendos me mendjen e vet per votimet ne kuvend apo per influencen ne zonen e vet elektorale? - Sigurisht qe jo. Te gjithe ikin flasin me Qifen. Te birit nuk i japin as mundesine te thote "Nuk e di, fol me babin!" pra ne konkluzion, Qifja vendosi qe i biri te behej deputet sa per forme, ndersa vete ushtron ne zonen e tij dhe ne parlament te gjithe ate lloj influence, per te cilen ambasada thote qe eshte e paligjshme, e lidhur me krimin dhe minuese e demokracise. Pra PS eshte koshiente per kete dhe me siklet apo me deshire, e pranon dhe nuk distancohet... Atehere per cfare po flasim????

    Përgjigju
  • Bryli: 19/04/2022 13:22

    Sipas ketij standardi i bie qe githe trafikantet ne shqiperi ti bejne femijet deputet me leket e trafikut, se pergjegjesia eshte e babait cpun ka femija...cfare vete ketu. Po njerzit dhe leket qe u zgjodh deputet ku i gjeti djali qifes, apo ishte nje nga shpikesit e vaksines se covid.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 19/04/2022 13:18

    Aqifi dhe Taulanti jane ne konglikt interesi per influencen ne elbasan. Secili eshte me nje grup mafioz me vete. Loja eshte shume e madhe sepse dihet elbani.Qifi perdori Damianin dhe e perzuri Taulantin ne Fier. Tani Taulanti i kthue resyon me ShBA.

    Përgjigju
  • LORA: 19/04/2022 13:12

    Vendim i duhur. Ne te kunderten do te ishte si "lufta e klasave".

    Përgjigju
    • Shpia e Lyrisë: 19/04/2022 17:29

      Këtu bëhet fjalë për luftën kundër familjeve kriminale dhe mafioze. Në të vërtetë është duke u bërë luftë klasash, klasa e korruptuar dhe mafioze lufton të ndershmit duke i dëbuar nga Shqipëria. Kur të shkoni të lypni hyrjen në BE thoni pastaj se ne i kemi plotësuar kushtet, por Europa nuk i do njerëzit "ndershëm" si ky Rronaldoja dhe babai i tij Qifja. Gjithsesi ky Rronaldoja do të votojë edhe Presidentin e Ri, të parashtruar nga Rama. Kur Rusia përmend krimin shqiptar për të kërcënuar Europën, na lind e drejta të mendojmë se kriminelët shqiptarë janë bashkëpunëtorë të politikave të Putinit e si rrjedhojë ata që i mbrojnë bëjnë politikat e Putinit. Poshtë korrupsioni, kriminelët dhe mafiozët në Qeveri, Kuvend, Presidencë, Gjykata e kudo ku ndodhen!

    • Artan: 19/04/2022 15:17

      Jo ore? po si keshtu? me cfare lekesh u zgjo deputet i biri i Aqifit ? apo u zgjodh per merita akademike dhe socio-ekonomike. Turp per PS.

  • Toni.sh: 19/04/2022 12:31

    Po çfare lidhje ka Orlando me e perjashtuar nga grupi PS, ky asht vendim I departamentit te thesarit ne USA, pse duhet me e perjashtu Orlando Rakipin, pastaj ai Mori 16000 vota dmth e siguroj vete mandatin e deputetit ishte I 30 ne listen e Tiranes. Pastaj per Aqif Rakipin qe gjithe njerezit fjale te Mira thojne njeri babaxhan I ndihmon hallexhijt.

    Përgjigju
    • Toni el: 19/04/2022 15:39

      Fjale te mira per Qifen? Ndoshta tek burgu i Peqinit po, se ne vend tjeter jo. Nejse, se shpejti edhe tr birin ka per ta shpallur non grata Amerika.

  • Usa: 19/04/2022 12:28

    Ha mut tani yuri kim ha. U degjenerove plotesisht tashme edhe nga rama. U bete ne Tirane si luna e sudes qemoti.

    Përgjigju
  • Drini: 19/04/2022 12:24

    Qifja ka ndikuar ne emerimin e drejtorit t burgut te Peqinit e rrjedhimish gjithshka behet aty kalon nga duart e Qifes. Prishja e ketij ekuilibri e fut ne siklet kryeministrin. Ja pse eshte i rendesishem Qifja dhe ja pse djali i tij nuk MUND te ndeshkohet.

    Përgjigju
    • Piku: 19/04/2022 13:58

      Te pakte 300 veta i ka dhene rama akses nga doganat ne tatime e deri tek administrata thjeshte. Ja pse fiton qifi.

  • Ola: 19/04/2022 12:22

    Kushedi cfare sekretesh di Qifja per Ramen, prandaj ka frike tja perjashtoje te birin.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 19/04/2022 12:19

    Po pse duet te perjashtoet nje her ,nuk jemi ne kohen e Enverit me bashkimin Sovietik iku ajo koh nje her e mir

    Përgjigju
  • Gasper: 19/04/2022 12:15

    Sa ka si aqif rakipi qe duhet te kishin dal me kohe para drejtesise? Lul basha atehere ishte minister I brendshem dhe e nxorri babi saliu me raport mjeksor qe mos te paraqitej ne gjykate…

    Përgjigju
  • Gezim: 19/04/2022 12:13

    Aqifin e ka pas ne kualicion dhe saliu dhe iliri dhe luli , pse duhet ti mbaje kusuret vetem Rama ???

    Përgjigju
  • Ismet: 19/04/2022 12:12

    Aqifin e ka pas ne kualicion dhe saliu dhe luli dhe iliri, pse duhet ti mbaj kusuret vetem rama???

    Përgjigju
  • Xhenii: 19/04/2022 12:12

    A nuk iken pa siklet zakoni, ju ka ngel refleksi i luftes se klasave, e keni kthyer ne gjyq publik po qifja ka bere cka bere, i biri nuk ka faj per mekatet e te atit

    Përgjigju
    • shqiptar: 19/04/2022 12:21

      normal qe nuk ka faj, por duhet kuptuar funancuesi politik dhe ekonomik i tij per tu bere deputet !!!

  • mondi: 19/04/2022 12:12

    non grata non grata ,po halli nuk eshte te heqi te zinjte e amerikes po te heqi per te zezat qe ka bere ketu, tani te tregoj veten i gjati mos tu behet mburoje ketyre

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 19/04/2022 10:10

    E pse duhet te perjashtohet i biri kur Rama thote se ç'do njeri mban pergjegjesi personale per ate qe ben ?!

    Përgjigju
  • Tegeli: 19/04/2022 09:43

    Sduhet te ishe fare aty

    Përgjigju
  • Zaqellari: 19/04/2022 09:25

    Po vertet mendove o qife se mund tja hullesh kaq lehte sistemit apo karmas siç e quajme ne po nejse se ti nuk eshte se e kupton e aq me pak yt bir injorant me dipdhome fallco. Nuk doni gezoni leket dhe zodhumet qe keni bere. Usa vonon por nuk harron e as fal.

    Përgjigju
  • Piku: 19/04/2022 09:12

    Po Çfare fati flisni more rilindsa. Ky dhebi ati sduhej te ishin kurr ne ps as ne pd askund ne politike. Keta neo haxhi qamilista si shume te there nga prenga ndoka etj etj me kohe duhet te ishin neper burgje per krimet qe kane bere. Por rama i cili ka fiksim te rrije me te forte per shkakbte frustimit infantil nuk merrte dot pushtet pa keto. Ky kerriqi qifit lek mund te kete por njeri kurrrrrr nuk behet kurrrrr. Mjere ps si ubkarandis.

    Përgjigju
    • Soni: 19/04/2022 17:52

      Ja si shprehet Ronaldua: ja ka me tfutme. pra kjo eshte gjuha e deputetit te ri qe eshte totalisht injorant, me siguri e them i pashkolluar, nuk ka lexuar nje liber ne jeten e tij. Si i blen Qifja votat. 1- te ardhura nga droga 2- te ardhura nga Trafiqet 3- te ardhura nga prostitucioni 4- nuk ka punuar nje dite ne jeten e tij 5- te ardhura nga burgu peqin pasi e ka vene vete drejtorin.Burgu i peqinit eshte miniere. 6- Te ardhura nga vendet e punes ne dogana, taksa e tatime qe ja ka dhene Rama. 7- te ardhura nga trafiku i interesave. 8- te ardhura nga kercenime, mashtrime, abuzime 9- djali i qifes dhe dhendrri i tij deputete ne parlament jane kukulla qe i leviz Qifja. 10- Qifja i lidhur me kontigjentet e krimit kercenon prokurore e gjyqtare, drejtore e deri ministra qe ti plotesojne kerkesat e tij. 11- Prandaj krimi eshte ulur kembekryq ne Shqiperi sepse Qifet dh soji i tij kane marre peng politiken, shtetin, partite,ministrite, kryeministrin, opoziten, (Qifja luan me 1000 porta sa majtas e djathtas - thjesht cam i peshtire) PERSERI AMERIKA DESHTOI. Duhet te kishte shpallur non-grata edhe djalin e dhenderrin e Qifes. Ne Peqin e Elbasan Qifja i ka rrembyer te dy partite, PD e PS duke vendosur njerezit e tij, familjare apo shoqerore. Ikni Shqiptare te ndershem sa me pare te jetoni disa vite te lumtur, sepse ai vend do te sundohet gjithmone nga mafiozet Qifet, Tomat, Duket,Berishet, Metat, Bashat, Ramat etj..Ata do ta zbrazin shqiperine nga shqiptaret, do te ndertojne rezorte dhe do punesojne te huaj. As qe u behet fare vone per shqiptaret atyre. Te huajt i shtypin me lehte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit