Abdullah Kurdi, babai i vogëlushit Aylan, po përballet së fundmi me akuza të rënda, që fajësojnë atë për vdekjen e fëmijëve dhe gruas së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në atë udhëtim.
"Ishte Abdullah Kurdi, babai i Aylanit të vogël, skafisti i barkës që u mbyt"- thotë Zainab Abbas, një tjetër ‘viktimë’ e krizës refugjate, që gjatë atij udhëtimi të tmerrshëm humbi dy nga tre fëmijët e saj, në përpjekje për të shkuar në Greqi.
Vogëlushi, trupi i pajetë i të cilit u shndërrua në simbol të krizës së emigrantëve, mendohet ta ketë humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së të atit, i cili ka 'keq-pilotuar' mjetin lundrues.
Babai i Aylan thotë se varka u mbyt pasi dikush u ngrit në këmbë duke prishur balancën, gjë që shkaktoi fundosjen e barkës, ndërsa Zainab Abbas, që humbi dhe dy fëmijë në këtë aksident, thotë se varkën e drejtonte Abdullah Kurdi dhe fundosja ndodhi, pasi hyri ujë brenda varkës. Bashkëshorti i saj nisi të shqetësohej dhe pyeti personat në varkë nëse udhëtimi ishte i sigurt, ndërsa ai iu kthye që 'në bord ishin dhe dy djemtë dhe gruaja e skafistit, kështuqë duhet të rrinte i qetë'.
Përpos kësaj ekzistojnë edhe disa postime në rrjete sociale, sipas të cilave kjo ishte pikërisht arsyeja pse babai i Aylan u rikthye në Siri, sepse ai ishte skafisti dhe ndihej përgjegjës për gjithçka ndodhi. Në të përditshmen irakene Shafaq News, një grua kujton se burri që drejtonte varkën ishte i dehur, por sidoqoftë nuk e specifikoi nëse ishte Abdullah apo jo.
Të tjerë zëra thonë se babai i Aylan mori timonin e varkës, pasi kapiteni ishte trembur nga dallgët dhe u hodh në det.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com