‘Babai im dëgjoi këshillën e një serbi të mirë’, Ujkani rrëfehet në Spanjë: Nga lufta humba shumë të afërm

‘Babai im dëgjoi këshillën e një serbi të mirë’, Ujkani rrëfehet në Spanjë: Nga lufta humba shumë të afërm

Në një intervistë për prestigjiozen ‘Marca’ në prag të sfidës me Spanjën, kapiteni i Kosovës Saimir Ujkani, ka rrëfyer për vështirësitë e luftës. Sipas portierit ka qenë një gjykatës serb ai që e bindi babin e tij të largohej nga Kosova para se të niste lufta.

“Para luftës, babai im u akuzua për diçka që nuk e kishte bërë kurrë. Ai kishte një punë të mire, por të gjithë njerëzit që kishin punë të mira përjashtoheshin. Fatmirësisht, ishte një gjykatës serb i cili ishte njeri i mirë dhe i tha atij: ‘Ik, sepse lufta po vjen’. Ne ishim me fat sepse babi e dëgjoi këshillën e tij,”- tregoi Ujkani.

“Pas një viti ne mbërritëm në Belgjikë. Por shumë prej të afërmve tanë nuk pranuan të largohen nga Kosova, sepse kështu do të linin mbrapa gjithçka për të cilën kishin luftuar: tokat, shtëpitë dhe familjet. Por babai im kishte thënë se nuk do ti rrezikonte fëmijët dhe bashkëshortën për këto asete,”-shtoi Ujkani.

Ujkani ka thënë se, derisa familja e tij ishte me fat, shumë të afërm të tij humbën jetën në luftë.

“Unë i humba dy xhaxhallarë dhe bashkëshortet e tyre. Gjithashtu kushëriri im humbi gruan dhe vajzën e tij. Thënë shkurt, këto janë ndodhi të rënda gjatë luftës.  Ne humbëm gjithçka sepse të gjitha shtëpinë e familjes sime në Kosovë u dogjën. Familja ime u desh t’ia niste nga zeroja,”-u shpreh Ujkani.

Për t’u theksuar se ndeshja Spanjë-Kosovë ka patur shumë probleme diplomatike, pasi iberikët nuk e njohin pavarësinë e ‘dardanëve’. Pavarësisht të gjithave nën ndikimin e UEFA-s ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në Spanjë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen