Tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Korçë, kur babai plagosi djalin e tij në tentativë e sipër për t'i vrarë të ëmën, Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 49 vjeçarin, Romeo Nako.

Përpara trupit gjykues, të çështjes në ngarkim të tij, Nako ka deklaruar se në momenin e ngjarjes ka qenë i dehur dhe se nuk mban mend asnjë gjë çfarë ka ndodhur. Ai ka gjetur rastin që të shprehet i penduar, pasi kurrsesi nuk do e vriste djalin e tij.

“Kam qenë i dehur. Kurrsesi nuk do vrisja djalin tim, për këtë jam penduar” mësohet që të ketë deklaruar Nako.

Sakaq, djali i mitur i cili i doli në mbrojtje nënës së tij, është nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë për jetën, ndonëse bluzat e bardha po bëjnë të pamudurën për ta mbajtur në jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur babai i djalit mori një armë tip kallashnikov dhe tentoi që të vriste bashkëshorten, për shkak të problemeve që ata kishin me njëri-tjetrin.

Në mbrotje të nënës doli djali, me iniciale P.Nako, ku plumbat e babait e qëlluan atë në pjesën e gjymtyrëve të poshtme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)