Babai kapet me pistoletë me mulli/ Parandalohet krimi në familje, në kufi me fshatin ku vëllai vrau vëllanë e nipin dhe më pas veten

Babai kapet me pistoletë me mulli/ Parandalohet krimi në familje, në kufi me fshatin ku vëllai vrau vëllanë e nipin dhe më pas veten

Vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes ku një krim brenda familjes tronditi opinionin dhe la pas tre viktima, një  ngjarje që mund të kishte përfunduar me viktima po brenda familjes është parandaluar në fshatin Vilëz të Tiranës.

Policia njofton se në pranga është vënë A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e të arrestuarit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me mulli dhe fishekë luftarakë. Tashmë i arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Kujtojmë se pak orë më parë në fshatin Xibër të bashkisë Klos, në kufi me fshatin Vilëz, një 55-vjeçar vrau vëllanë së bashku me nipin (djalë i viktimës), dhe më pas vrau vetën, për shkak të një konflikti për një gardh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)