Një baba komedian tashmë është bërë i famshëm në rrjete sociale për imitimin e vajzës së tij.
Josh Hawkins nga Sidnei i Australisë është babai i një vajze shtatë muajshe, të quajtur Billie Day.
35-vjeçari Hawkins ndau videot në media të vajzës së tij duke bërë fytyra të ëmbla pasi ajo pinte qumësht, duke fjetur gjumë apo duke buzëqeshur.
“Kopjimi i fytyrës së dehur me qumësht të vajzës sime është puna ime e re me kohë të plotë," shkroi Hawkins në Facebook.
"Më pëlqen të bëj imitime", ka thënë ai për Yahoo Lifestyle.
Këtë javë ai gjithashtu imitoi presidentin Donald Trump, ku mori 4.3 milionë shikime në Facebook.
Ai është shumë kurioz se si do të reagojë vajza e tij kur të shikojë videot pasi të rritet.