Komediani i njohur amerikan Jerry Stiller ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Djali i tij, aktori Ben Stiller ndau lajmin e trishtë në Twitter ditën e sotme.
“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale. Ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi!”, ka shkruar aktori.
Stiller njihet për rolin e tij si babai i George Costanzas, Frank, në serialin "Seinfeld" të NBC dhe për rolin e Arthur Spooner në "The King of Queens".
Në fillimet e karrierës së tij, Stiller dhe bashkëshortja Anne Meara, me të cilën u martua në vitin 1954, njiheshin si dyshja më e njohur e komedisë, me emrat Siller dhe Meara. Anne ndërroi jetë në vitin 2015. Ata ishin prindër të Ben, dhe motrës së tij aktore Amy Stiller.
Lindur në Brooklyn, Nju Jork në 1927, Stiller bëri debutimin e tij si aktor në moshën 15-vjeçare, edhe pse vinte nga një familje e varfër polake-hebreje. Ylli Kevin James donte që Stiller të merrte pjesë në shfaqjen e tij.
"Ai fjalë për fjalë më lutej që të isha në këtë shfaqje. Ai më puthi, më përqafoi. Ai tha: Nuk mund ta bëj pa ty. Kjo ishte një mundësi për mua, për herë të parë, të provoja veten si aktor sepse kurrë nuk e pashë veten më shumë sesa thjesht një aktor të mirëfilltë", tha Stiller.
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
42.3%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 1878
Lajme të tjera
-
Ndahet jetë në moshën 56-vjeçare modelja më e famshme e viteve ’90, kryesonte kopertinat dhe pasaralet ndërkombëtare
11 Janar, 22:17
-
Vuante nga kanceri, aktori me famë botërore ndërron jetë në moshën 34 vjeçare
2 Dhjetor 2022, 22:28
-
Ndërron jetë Prof. Dr. Hektor Peçi, një nga endokrinologët më të njohur në vend
20 Tetor 2022, 09:07
-
Po stërvitej me kombëtaren, ndërron jetë 23-vjeçari ish-futbollisti i Shkupit
15 Shtator 2022, 14:24
-
Banori i Pallatit 176
3 Shkurt 2022, 11:52
-
A mundet të kemi dikë nga pas për çdo mbeturinë që hedhim? Aktorë e ambientalistë thirrje për pastrimin e Durrësit: Ky qytetërim mijëravjeçar meriton më tepër qytetërim nga ne
29 Janar 2022, 08:52
-
COVID-19 i merr jetën aktorit të njohur të humorit Arben Shaka në moshën 70-vjeçare
23 Janar 2022, 20:34
-
Sot ikona e kinematografisë Robert Ndrenika feston 80-vjetorin! Veliaj: Aktori i dashur për të gjithë
10 Janar 2022, 13:40
-
Pësoi infarkt në taksi ndërsa po shkonte në një takim, ndërron jetë në Tiranë ish-politikani italian
31 Dhjetor 2021, 17:41
-
Lajm i hidhur për sportin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare komentatori sportiv Vladimir Grillo
30 Dhjetor 2021, 17:03
-
Vendosi implant dentar në Shqipëri dhe pësoi sulm në zemër, ndërron jetë italiani
21 Dhjetor 2021, 18:54
-
Po kulloste bagëtitë, bie në përrua bashkë me mushkën, ndërron jetë 58-vjeçari në Delvinë (EMRI)
29 Nëntor 2021, 19:55