Disa emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të vogël në Athinë. Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajsh, tentoi ta mbysë mbas një sherri me bashkëshorten e tij.
Kalimtarët janë tronditur nga apeli për ndihmë i një gruaje, e cila u kërkonte kalimtarëve ta ndihmojnë për të shpëtuar foshnjën e saj kanë vënë në lëvizje shtetasit shqiptarë, të cilët fillimisht i kërkuan t’ia dorëzojë nënës së tij që lutej për ti shpëtuar jetën, por pasi autori nuk pranoi, atëherë u desh ndërhyrja e tyre që të shpëtohej fëmija.
Në pamjet ekskluzive të siguruara prej Top Channel, duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël. Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën. Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin.
Familja ishte nga Rumania por ende nuk dihet shkaku i konfrontimit të tyre. Dyshohet se autori kërcënonte bashkëshorten për ta detyruar të lypi dhe të vjedhin në rrugët e Athinës. Me urdhër të prokurorisë së Athinës gruaja dhe fëmijët u morën në mbrojtje. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë nga në gojë prej tentativës për ta mbytur. Ata do të dërgohen një strukturë akomoduese për viktimat e dhunës brenda familjes./ TCH
K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.6%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3079
Lajme të tjera
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30
-
Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
18 Prill, 12:31
-
Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare kandidat për eurodeputet në Greqi
17 Prill, 10:15
-
Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me 12 vite burg 52 vjeçari shqiptar
16 Prill, 16:41
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, gazetari Guri: Vendimi politik, figura e tij do përdoret sikur u godit nga Shqipëria
16 Prill, 14:21
-
Greqi/ Sekuestrohet drogë me vlerë 2 mln euro në Igumenicë
15 Prill, 21:36
-
Mero Baze: Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri
15 Prill, 20:55