DRENAS - Një baba ka vrarë fëmijën e tij 9-vjeçar të shtunën pasdite në një aksident, që ka ndodhur në fshatin Kizhnarekë të Drenasit në Kosovë.
Babai i fëmijës, njëkohsisht pjesëtar i policisë së Kosovës, e ka goditur aksidentalisht me traktor djalin e tij, O.G. 9-vjeç, duke mos e vërejtur fare nga mbrapa, shkruan sot Publiku.net.
Burimet brenda policisë së Kosovës kanë thënë se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë të gjitha njësitet policore për të hetuar rastin.
Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi. Ndërkohë policia po merret me hetimin e rastit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com