Babai qëlloi për vdekje të birin në Prishtinë/ Avokati i autorit: Vrasja ishte aksidentale me armën e viktimës që e kishte pa leje

Babai qëlloi për vdekje të birin në Prishtinë/ Avokati i autorit: Vrasja ishte aksidentale me armën e viktimës që e kishte pa leje

Babe e bir, Skender Krasniqi dhe Albert Krasniqi

KOSOVË- Avokati i autorit Skënder Krasniqi, i cili vrau të birin Albert Krasniqi tragjikisht, në Prishtinë pretendon se vrasja ka qenë aksidentale, me një armë pa leje të cilën e posedonte i ndjeri.

Sipas mediave vendase, avokati Ramiz Krasniqi deklaroi se gjendja e Skënderit ka qenë tepër e rënduar dhe se stafi i burgut i jep qetësues kur ka kriza, por ditën e sotme ai është më i stabilizuar.

“Edhe sot jam taku me Skendërin, është pak më mirë, e falënderojmë stafin e burgut i kanë nejt shumë gati, ai kur e ka ndonjë krizë i japin ndonjë qetësues dhe në krahasim me ditën kur është caktu paraburgimi ai është më mirë”.

Ai tregoi po ashtu se Skënderi ende nuk ka deklaruar asgjë para prokurorëve pasi është mbrojtur në heshtje dhe se arma ishte e Albertit dhe e posedonte pa leje.

“Skenderi është mbrojtur në heshtje, s’ka ndeklaru asgjë. Vetëm mu kur më ka thirrë më ka thënë Ramiz me dorë aksidentalisht më ka kërsit alltia, sepse alltia ka qenë e Albertit. Arma pa leje ka qenë, nuk e di kur e ka ble Alberti armën”.

“Unë nuk e di së çka kanë deklaru familjarët, por e di që vrasja është aksidentale, ashtu më ka thënë Skenderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pas kamera, i kanë tërheq policia, por tash a kanë qenë funskionale a jo nuk e di se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di e di që policia ka shku dhe besoj që I kanë tërheq”, tha Ramiz Krasniqi.

Vrasja e rëndë ka ndodhur në Prishtinë më datë 27,  Skënderi menjëherë pasi ka kryer krimin ka lajmëruar policinë “ejani se e vrava djalin”, i ka thënë ai në telefon dhe e ka fikur.

Në vendngjarje ka mbërritur fill pas telefonatës, policia e cila ka arrestuar Skënder Krasniqin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ka kryer krimin.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit