Babai realizon ëndrrën e
së bijës, e bën princeshë

Babai realizon ëndrrën e<br />së bijës, e bën princeshë
Një baba i devotshëm i premtoi vajzës së tij 7-vjeçare se ajo do të ishte një princeshë e vërtetë dhe shpenzoi gjashtë muaj për ta bërë ëndrrën e saj realitet.  Jeremiah Heaton e studjoi globin në shumë zona të veçanta për të gjetur një sipërfaqe toke të pa pretenduar nga asnjë shtet, në mënyrë që ta shpallte atë si shtetin më të ri dhe ta bënte vajzën e tij Emily një princeshë.

Babai i tre fëmijëve, gjeti Bir Tawil, një rajon malor prej 1287 km katrorë mes Sudanit dhe Egjiptit që asnjë shtet nuk e kishte pretenduar. Babai nga Virxhinia udhëtoi në shkretëtirë muajin e shkuar dhe vari flamurin e projektuar nga fëmijët.

Princesha e re, Emily, ka tashmë një kurorë të sajën dhe kërkon që e ëma ta thërrasë 'Madhëria Juaj'. Familja e ka quajtur tokën si Mbretëria e Sudanit Verior dhe shpreson që fqinjët Sudan dhe Egjipt ta njohin sa më parë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu