Durrës, babai u vrau nënën, ja apeli drithërues i 6 fëmijëve të familjes Shaholli/VIDEO

Durrës, babai u vrau nënën, ja apeli drithërues i 6 fëmijëve të familjes Shaholli/VIDEO

Vajza e familjes Shaholli

Disa ditë më parë 40 vjeçarja me banim në Durrës, Adriana Shaholli ndërroi jetë pasi u vra nga bashkëshorti duke e goditur disa herë me kokë në dysheme.

Adriana Shaholli la 6 fëmijë jetim, vajza dhe djali më i madh kanë apeluar për ndihmë që të kenë mundësi t’ja dalin mbanë pasi do të jenë ato që do ti rrisin 4 fëmijët e tjerë më të vegjël.

Çdo gjë është krejt ndryshe, na mungojnë prindërit tanë. Tani do të jemi, unë dhe vëllai që do të kujdesemi për 4 më të vegjlit. Duam ndihmë për t’ja dalë mbanë pasi të vetëm nuk mundemi. Dua të ndjek rrugën e mamit, ajo ka vuajtur jashtë mase, vdiq vetëm për ne. Mami ka qënë mbështjetja jonë më e madhe, edhe bukën nuk e hante pa ne, pa na pritur.

Kisha ëndrra, të punoja, të sillja të ardhura në shtëpi, por tani ëndrra ime është një tjetër, që motrat dhe vëllai im të ecim përpara dhe t’ja dalim mbanë.

Vajza e madhe e familjes Shaholli

Ndërsa djali më i madh i familjes Shaholli apelon:

Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, bërtiste, motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne. Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni eshte ne gjendje te mjerueshme.

Djali i familjes Shaholli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb