I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo", gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha iu rikthye edhe operacionit të policisë "Oaz" në Shkodër, ku u arrestuan 11 anëtarë të bandës kriminale "Bajri". Hoxha tha se edhe pse u godit fisi Bajri, nuk dihet se kush janë rivalët e tyre.
Sipas tij, Bajrajt nuk janë më të fortët në Shkodër, pasi një familje tjetër bën ligjin në kryeqendrën e veriut falë lidhjeve të forta politike dhe ata kontrollojnë tenderat, kontrollet ndaj biznesit si dhe punësimet në administratë.
Opozita e ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën që ka përdorur bandën e Bajrave në Shkodër për të pasur akses në elektorat që anon nga e djathta, dhe sipas opozitës janë dy mandate që i ka dhënë familja Bajri, dhe ata si shkëmbim i kanë dhënë imuniteti që nuk prekeshin dhe nuk goditeshin nga policia. Është interesante edhe pozicioni i tyre, sepse grupi i parë që u godit në Shkodër, se atje janë disa grupe shumë të forta, është ky grupi që akuzohet që ka lidhje me të majtën. Ky grup u godit gjithandej dhe shumë lehtë, dhe e di pse, sepse ata ishin rrugëve pasi mendonin që kanë mbështetje nga e majta dhe s’kanë prova. Menduan se nuk do t'i godasin, por i goditën të parët në mirëbesim dhe sipër.
Mes këtij grupi është edhe një pjesëtar i tij. Safet Bajri në 2013 ishte në krahun e PD-së, ndërkohë pjesa tjetër kanë qenë me PS-në. Kjo tregon që ata nuk kanë bindje politike. Raporti që kam unë këtu i zv/ministrit të Brendshëm, thotë katër grupet që janë në Shkodër, familja numër një nuk rezulton Bajri, është një familje tjetër që ka lidhje shumë të forta, ndikon në dhënien e lejeve të ndërtimit, kontrollin e bizneseve dhe shumë punësime në administratën shtetërore. Goditja shumë mirë që u bë, por problemi është se duhet të jetë e thellë dhe gjithëpërfshirëse. Politika ka tentuar të shfrytëzojë këto kohë situatën e krimit në Shkodër, por krimi nuk ka ngjyrë. Nëse deri tani do t’i shkojmë kësaj logjike, nëse u godit grupi "Bajri", po rivalët e tyre kush janë? Pse nuk është goditur grupi tjetër? Nga 6 vrasjet e fundit në Shkodër akuzohen këta, po për pesë të tjerat?
Tregtarët në Shkodër kur u arrestua grupi i gjobëvënësve u ankuan në polici. Sepse nëse do paguanin kamera sigurie dhe polici private u kushtonte shumë më tepër sesa u paguan grupeve kriminale dhe nuk kishin garancinë që u jepnin të fortët e qytetit. Nëse në Shkodër u goditën Bajrajt, me kë ishin në konflikt ata? Ajo bandë nuk lufton me Policinë e Shtetit por me bandat rivale. Kush është banda tjetër? Janë Licajt. A është arrestuar njeri nga Licajt? Jo, asnjëri. Janë rihapur dy vrasje të vitit 2001 dhe 2002. Nuk janë hetime që zbardhin ngjarjet e fundit.
Artan Hoxha, gazetar i Report Tv
Lajmi kryesor: