Artan Hoxha te '5 pyetjet nga Babaramo': U goditën Bajrajt, por jo rivalët. Prokurorët kanë frikë nga Shullazi

Kaosi i krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë refuzuan shortin për të marrë në dorë hetimin e çështjes ‘Shullazi’, është diskutuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka treguar që nga fillimi ngërçin që ka patur në hetimin e kësaj dosjeje. Hoxha ka thënë se pas arrestimit, Shullazi u hetua nga dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj, të cilët në fazën përfundimtare u larguan nga detyra.

Një rast tjetër, që është rasti kur për 30 minuta u fshinë të gjithë skanerat e prokurorisë. Dhe në atë kohë, më shumë bëri zhurmë ambasada. S’është çudi që në prokurori të ketë ndodhur një debat i tillë. Situata do shkonte në këtë pikë dhe u agravua se kemi ardhur në përfundimin e çështjes Shullazi. Unë kam denoncuar gjobat më të mëdha që iu janë vënë biznesmenëve në vend. Menjëherë pas emisionit, prokurorët kanë nisur procedimin, dhe përgjimet. E kam lënë të kuptohet kush e kishte vënë gjobën. Po ta shohësh në dosje, janë 4-5 biznesmenë. Janë kompani serioze. Më 9 shkurt dhe më 16 ka ndodhur rasti i Mynyr Konit, ku u denoncua publikisht nga Berisha. Në bazë të këtyre u hetua çështja Shullazi. Shullazin nuk mund ta mbash më në burg, pasi duhet ndryshuar masa e sigurisë.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, Hoxha ka thënë se shtyrja e gjyqit të Shullazit dhe grupit të tjerë të të arrestuarve, ka qenë një taktikë për të pritur largimin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Sipas Hoxhës, prokurorët kanë frikë të hetojnë grupin e Emiljano Shullazit.

Në 3-4 muajt e fundit, s’po zhvilloheshin më seancat e fundit, pasi ka qenë një taktikë, u prit që ambasadori Lu të përfundonte mandatin. Sapo Lu mbaroi mandatin, u bë tentativa për të dalë në konkluzione. Dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj, në momentin e fundit, Nakuçi largohet nga Shqipëria me raport për gjendjen e tij shëndetësore. Prokurorja tjetër, Elisabeta Imeraj emërohet si e komanduar në krye të prokurorisë së Tiranës. Pse duhet një prokuror tjetër, kur Elisabeta Imeraj duhet vetëm të shfaqë pretencën në gjykatë. Kanë konflikt interesi me Besim Hajdarmatajn, sepse mendojnë se procedimi për Konin është bërë për shkak të ndikimit politik tek Hajdarmataj.

Marku i ka kërkuar Prelës të zgjidhë çështjen, Hajdarmataj ka thënë se nuk është e ligjshme që ta marrë çështjen në këtë moment. Sepse dosja është edhe sensitive, por ka edhe frikë. Kur prokurorët që kanë grumbulluar fakte dhe prova largohen, ata duan t’i bëjnë bisht. Në këtë moment, zgjidhja e Markut, ka problem. Sepse Marku s’ka tagër të bëjë emërime. Ajo s’ka tagër të tillë. Nga ana tjetër, ata thonë se kjo çështje ka 2 prokurorë. Kush është më e rëndësishme, të drejtohet prokuroria e Tiranës, apo të hetohet një çështje kaq e madhe?

U propozua shorti, prokurorët e refuzuan, shkelja është e dyanshme. Është gjetur një zgjidhje mekanike. Në këto kushte, kur prokurorët u rebeluan, dhe u morën masa për 3 ndaj tyre, atëherë çështja u zgjidh me hedhjen e shortit me 4 prokurorë të tjerë. Këta prokurorë do të kërkojnë masën për Shullazin dhe të tjerët. Do të jenë Besim Hajdarmataj, zv.prokurori i çështjes Tahiri, dhe 2 të tjerë. Deri më sot, për këtë është bërë zhurma e madhe.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

Gazetari Artan Hoxha foli edhe për operacionin e policisë "Oaz" ku u arrestuan 11 anëtarë të grupit kriminal 'Bajri'. Hoxha tha se në Shkodër u godit vetëm njëri grup dhe jo rivalët e tyre. Një familje tjetër bën ligjin në këtë qytet, tha gazetari Artan Hoxha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Gazetari Artan Hoxha: Tregtarët më të kënaqur me gjobëvënësit se me policinë private

Gjatë diskutimit në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, gazetari Artan Hoxha, ka treguar një ndodhi interesante në Shkodër, ku tregtarët kanë shprehur pakënaqësinë për arrestimin e grupit të gjobëvënësve. Sipas Hoxhës, ata janë shprehur më të kënaqur me gjobëvënësit sesa me policinë private, për mbrojtjen e bizneseve të tyre.

Tregtarët kur u gjobit grupi i gjobëvënësve u ankuan në polici. Sepse nëse do paguanin kamera sigurie dhe polici private nuk kishin garancinë që u jepnin të fortët e qytetit. Nëse në Shkodër u goditën Bajrajt, ajo bandë nuk lufton me policinë e Shtetit por me bandat rivale. A është arrestuar njeri nga Licajt? Jo, asnjeri. 

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në mars të vitit 2017, kur pas një aksioni të policisë së Shtetit, ku u arrestua një grup gjobëvënësish, që drejtoheshin nga Muhamet Lici, tregtarët e Shkodrës reaguan. Asokohe tregtarët u shprehën se ishin kundër arrestimit të tyre dhe se i paguanin paratë vetë me dëshirë.

Ora 21:25
Artan Hoxha: Nuk janë 'Bajrajt' më të fortët, një tjetër familje bën ligjin në Shkodër

I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo", gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha iu rikthye edhe operacionit të policisë "Oaz" në Shkodër, ku u arrestuan 11 anëtarë të bandës kriminale "Bajri". Hoxha tha se edhe pse u godit fisi Bajri, nuk dihet se kush janë rivalët e tyre.

Sipas tij, Bajrajt nuk janë më të fortët në Shkodër, pasi një familje tjetër bën ligjin në kryeqendrën e veriut falë lidhjeve të forta politike dhe ata kontrollojnë tenderat, kontrollet ndaj biznesit si dhe punësimet në administratë.

Opozita e ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën që ka përdorur bandën e Bajrave në Shkodër për të pasur akses në elektorat që anon nga e djathta, dhe sipas opozitës janë dy mandate që i ka dhënë familja Bajri, dhe ata si shkëmbim i kanë dhënë imuniteti që nuk prekeshin dhe nuk goditeshin nga policia. Është interesante edhe pozicioni i tyre, sepse grupi i parë që u godit në Shkodër, se atje janë disa grupe shumë të forta, është ky grupi që akuzohet që ka lidhje me të majtën. Ky grup u godit gjithandej dhe shumë lehtë, dhe e di pse, sepse ata ishin rrugëve pasi mendonin që kanë mbështetje nga e majta dhe s’kanë prova. Menduan se nuk do t'i godasin, por i goditën të parët në mirëbesim dhe sipër. 

Mes këtij grupi është edhe një pjesëtar i tij. Safet Bajri në 2013 ishte në krahun e PD-së, ndërkohë pjesa tjetër kanë qenë me PS-në. Kjo tregon që ata nuk kanë bindje politike. Raporti që kam unë këtu i zv/ministrit të Brendshëm, thotë katër grupet që janë në Shkodër, familja numër një nuk rezulton Bajri, është një familje tjetër që ka lidhje shumë të forta, ndikon në dhënien e lejeve të ndërtimit, kontrollin e bizneseve dhe shumë punësime në administratën shtetërore. Goditja shumë mirë që u bë, por problemi është se duhet të jetë e thellë dhe gjithëpërfshirëse. Politika ka tentuar të shfrytëzojë këto kohë situatën e krimit në Shkodër, por krimi nuk ka ngjyrë. Nëse deri tani do t’i shkojmë kësaj logjike, nëse u godit grupi "Bajri", po rivalët e tyre kush janë? Pse nuk është goditur grupi tjetër? Nga 6 vrasjet e fundit në Shkodër akuzohen këta, po për pesë të tjerat? 

Tregtarët në Shkodër kur u arrestua grupi i gjobëvënësve u ankuan në polici. Sepse nëse do paguanin kamera sigurie dhe polici private u kushtonte shumë më tepër sesa u paguan grupeve kriminale dhe nuk kishin garancinë që u jepnin të fortët e qytetit. Nëse në Shkodër u goditën Bajrajt, me kë ishin në konflikt ata? Ajo bandë nuk lufton me Policinë e Shtetit por me bandat rivale. Kush është banda tjetër? Janë Licajt. A është arrestuar njeri nga Licajt? Jo, asnjëri. Janë rihapur dy vrasje të vitit 2001 dhe 2002. Nuk janë hetime që zbardhin ngjarjet e fundit. 

Artan Hoxha, gazetar i Report Tv

Ora 21:20
‘Babalja’, Artan Hoxha: Prokuroria s’po jep zgjidhje, ende s'dimë se i kujt është zëri në audiopërgjim

Gazetari investigativ në Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” shprehu rezerva për punën e Prokurorisë lidhur me çështjen “Babale”.

Hoxha tha se kur kanë kaluar më shumë se tre muaj, ende nuk dihet se i kujt është zëri që dëgjohet në audiopërgjim. Sipas tij, kjo është çështja më e lehtë për t’u hetuar, por Prokuroria nuk i ka dhënë zgjidhje.

Për videopërgjimin e Agron Xhafajt. Prokurorja po na krijon një problematikë, s'po na jep zgjidhje për audiopërgjimin e Agron Xhafajt. Kjo Prokurore që erdhi me aq pompozitet s'po na jep zgjidhje për ccështjen më të thjeshtë në hetim. Agron Xhafaj ka dhënë kampionin e zërit dhe ende ne nuk dime nëse është zëri I tij apo jo ai që dëgjohet në materialin e regjistruar. Edhe gazetari i kësaj çështje nuk është i bindur nëse ka qenë vërtetë Agron Xhafaj apo jo. Ai thotë se i ka dhënë përgjuesin Babales, por vetë nuk e ka parë. 

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muli: 25/09/2018 19:17

    O xxxx per astritin po pyt? Banu gadi per mortin e te birit

    Përgjigju
    • Per ty muli: 25/09/2018 20:43

      Çdo gja munt te nodhin por kurr mi dhan doren e me e vra mas shpindet , per kete te siguroj mul muli mul shuli

  • Xxx: 25/09/2018 00:40

    Po me astritin qa paten me e heken n at mnyr ?

    Përgjigju
  • Aif kapertoni: 24/09/2018 23:05

    Rivale ne territore.Sokol Licin e quanin rival se kontrollonte lagjen kiras e zdrale.Prandaj ja vran vellan se e din mir qe sokoli nuk del prej shpiet. Isuf isufin qe kontrollonte xhabijen i futen 4 plumba ne dere te shpis e nuk u ndi ma a asht gjall kund a jo. Lulit po i vun tritol me e vra po u shpetoi se mbante lagjen rus. Kujtim Vajushin e vran me kohe, Gjon gjeken po e po , Mir kocin te parin , Esat Valbonen, i moren hakun hysajt e molles nip e daj per plagosjen qe i pat ba enverit ne 97 me 4 plumba, tana bizneset ne velipoje i kishin fut nen kthetra , kishin met te fundit familja e cim cafit... a don ma per belulin.

    Përgjigju
    • O kapertoni: 25/09/2018 00:09

      Edhe blert cafit qe tu ja vra nipin ne mes lokalit e mes njerzve edhe ja Bani me ik jashtetit ne azil e blerti nuk u ndi kun

  • Ledi: 24/09/2018 22:11

    Kam nje pyetje! Ke kan vrar keto rivalet e bajrajve nga bajrat qe quhen rival .. se e di qe bajrat i kan pre ne bes duke i vra dike.. po pse quhen rival ato pa vrar askend nga bajrat? E cuditshme

    Përgjigju
    • Shkdodrani: 24/09/2018 23:19

      Nuk i kane vra askend o ledi.po te kishin dasht lict do i kishin vra 100 here kto magjyp.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni