‘Babalja’, Balla ironi me Bashën: Ç’bëhet kështu, as Al Pacino nuk merrte 200 mijë euro për një puntatë xhirimi
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizon Lulzim Bashën, se me 200 mijë eurot që do të paguhej Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, nuk paguhet as Al Pacino.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryedemokrati Lulzim Basha
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas daljes së përgjimeve ku thuhet se audio-përgjimi Babale, i Albert Veliut, është montuar.
Balla ironizon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se me 200 mijë eurot që do të paguante Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti, nuk është paguar as aktori Hollyëood-ian, Al Pacino për një puntatë xhirim.
Reagimi i Taulant Ballës:
Po ç’bëhet kështu mor Lulzim , 200 mijë
Babalja dhe kunati për një puntatë xhirim ?! Apo ti sa herë bëhet fjalë për kunatin bëhesh dorëlëshuar.
Aktorë të shtrenjtë paske gjetur. Edhe Al Pacino nuk merrte 200 mijë Euro për një puntatë xhirim.
E degradove Partinë Demokratike në një kinostudio babalesh.
Sot Report Tv, ka publikuar detaje nga dosja hetimore, Babale 1. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda përfshihen 340 faqe përgjime te Albert Veliut i njohur ndryshe si "Babalja" me kunatin e tij, Fredi Alizoti, pasi kishin realizuar audiopërgjimin e pretenduar të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nga përgjimet del se mes protagonistëve bisedohet për pazare parash, në vlera që shkojnë deri në 200 mijë euro.
Dy ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e "Babales" dhe kunatit të tij Fredi Alizoti të cilët akuzohen për kallëzim të rremë. Ka qenë pikërisht kunati i Babales ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si i implikuar në një linjë trafiku kanabisi drejt Italisë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Prokuroria vendosi detyrim paraqitje.
Masat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda erdhën pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës së audiopërgjimit nga një laborator në Britaninë e Madhe nga ku ka rezultuar se materiali është i montuar dhe nuk kemi të bëjmë me zërin autentik të Agron Xhafajt.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41