Babalja/ ‘Kush është shefi i madh,’ PD nxjerr përgjimet: Çfarë kishte brenda pakos që mori Fredi Alizoti (Dokumentet)

TIRANË- Partia Demokratike ka vazhduar me akuzat në drejtim të mazhorancës socialiste lidhur me dosjen Babalja 1. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka thënë se sipas përgjimeve ‘aktori’ Fredi Alizoti ka marrë një “pako” dhe ka takuar shefin e madh. Alibeaj ka thënë se prokuroria nuk heton për të zbuluar kush është ky ‘shefi i madh’ dhe çfarë vlere ka pakoja që ka marrë Alizoti.

“Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.”-ka thënë Alibeaj.

Deputeti demokrat ka bërë publike dhe disa dokumenta që sipas PD janë biseda telefonike të Fredi Alizotit. Në këto biseda Alizoti thotë së ka marrë "një pako të mirë" dhe se kërkon të takojë "shefin e madh". 

Foto1, Dokument i publikuar më herët edhe nga deputeti Ervin Salianji. Biseda e publikuar nga PD, është zhvilluar më 1 qershor 2018 dhe Fredi Alizoti flet me një person të dytë, të cilit i thotë:

"Dëgjo mua, dëgjo këtu ej. 5 minuta, vjen më merr Drejtori i Përgjithshëm i Fierit këtu, pesë muhabete i ka bërë, mora një pako të mirë." 

Fredi Alizoti flet me një person tjetër, biseda e zhvilluar më 1 qershor 2018 ora 17:20.

Foto 2, Dokument i publikuar sot nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Biseda e zhvilluar më 1 qershor 2018, ora 17:13. Fredi Alizoti flet me Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, të cilit i thotë: "Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Kjo bisedë është zhvilluar 7 minuta para bisedës së mësipërme ku Alizoti thotë se ka marrë "një pako të mirë".

Përgjimet e publikuara sot nga PD, 1 qershor 2018. Ora 17:13. Sipas PD, Fredi Alizoti flet me Drejtorin e Policisë Fier.

Foto 3/ Dokument i publikuar sot nga PD. Biseda e zhvilluar më 1 qershor 2018, ora 16: 52. Sipas PD, Fredi Alizoti flet me drejtorin e policisë në Fier dhe i thotë se po e pret tek zona e "QTU-së" në Fier.

Përgjimet e publikuara sot nga PD, biseda e zhvilluar më 1 qershor, ora 16:52. Fredi Alizoti flet me drejtorin e policisë Fier dhe kërkon takim

Foto 4/ Dokumenti i publikuar sot nga PD. Biseda e zhvilluar më 7 qershor 2018, ora 17:37, ku sipas PD, Fredi Alizoti flet sërish me shefin e Policisë në Fier. Në këtë bisedë, Alizoti i thotë shefit të policisë se ka ardhur në Tiranë dhe se kërkon me patjetër të takojë shefin e tij. Ai thotë se nuk ka më kthim pas: "O vlla unë nuk kam kthim mbrapa. Ato që janë bërë janë bërë, nuk kthehem më mbrapa.".

Përgjim i publikuar sot nga PD, biseda e zhvilluar më 7 qershor 2018, ora 17:37.  Fredi Alizoti flet me shefin e policisë në Fier, të cilit i thotë se është në Tiranë dhe do të takojë shefin 'e madh'

Deklarata e plotë e Alibeajt:

Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj. Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë. Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës. Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant. Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës. Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”. Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”. Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”. Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

·      Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?

·      Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?

·      Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?

·      Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?

·      Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu. Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore. Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.

Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

Çështja Babale ka dalë që prej 6 muajsh, ndërkohë që është riaktivizuar në debatin politik përgjatë javëve të fundit. Në dosjen hetimore të prokurorisë rezulton se Fredi Alizoti bashkë me Albert Veliun e kanë inskenuar audio-përgjimin pasi do të përfitonin një sasi parash prej 200 mijë euro sëbashku nga një deputet me mbiemrin Salianji. Nga ana tjetër, Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka paguar Fredi Alizotin, për të deklaruar në prokurori se audio-përgjimi ishte i inskenuar. Babalja, Albert Veliu ndodhet në Kosovë, aty ku shteti shqiptar ka dërguar dosjen e ekstradimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 15/10/2018 08:05

    O njeri i peshtir ku e ke vllain grosist droge?Fol nji her per te padtaj bej moral.Je si k**at qe thon jemi te ndershme.

    Përgjigju
  • Demokrati: 14/10/2018 22:45

    mori ker ic po e dime qe je nip ballisti dhe ke lindur ne martenitet ne internim por ata qe ishin atje ishin burra me mustqe s jane si ty shurravele .Do mustaqe lufta s do llafe .Do mustaqe.po mbylleni halene se dhkateruat partine .E keni vleresuar vten si parti dhe si elemente sa poshte keni rene ? skeni vote po te jeni ju ne liste pa le pushtet qe s keni per te mare kure .U bete te neveritshem .Po u thote populli haput Jeni Idiote injorante .Po ato budallalleqe qe keni nisur kush ka per ta ngrene ta haje se vet e kroojti dhe dhe te haje hune ku i ha .Por lerini keto dhe pregatituni per zgjedhjet e qershorit .Mos humbni mandatet se nuk merni asnje vote kurre pushtet tani ne kete situate .N qs Ps mori 74 tani mer 94 se do njeri lulushin me kompani dhe saline por rreformoni partine pa te futi ne zgjedhje .

    Përgjigju
  • Arbër: 14/10/2018 22:37

    Shefi i madh është Basha

    Përgjigju
  • bledi 1: 14/10/2018 22:14

    mos eshte sali berisha?

    Përgjigju
  • tonin: 14/10/2018 15:53

    lere babalen ti, po nxir vellan nga burgu ne gjermani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’