Babalja, Rama-Bashës: Të ka ikur zëri, nuk ecet me teatër se aktori të nxori cullak

Babalja, Rama-Bashës: Të ka ikur zëri, nuk ecet me teatër se aktori të nxori cullak

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fjalës së Lulzim Bashës gjatë takimit opozitar ku prezantoi platformën për zgjedhjet, por nuk përmendi në asnjë moment rastin Babale, pavarësisht akuzave nga shefi i qeverisë nga mbledhja e grupit të PS. Rama ironizon Bashën, teksa thotë se i ka ikur zëri. Ndërsa referuar rastit ‘Xhisiela’, ai shton se në kamerat e komisariatit të Fushë Krujës nuk del as Taulanti dhe as polici.

Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?

Edi Rama

Kryetari i PS, Edi Rama u shpreh sot gjatë mbledhjes së grupit të partisë se Lulzim Basha u tradhtua nga kunati i Albert Veliut i njohur i ‘Babalja’, pasi nuk mori shumën e eurove që iu premtua për të luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm në audio përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë dhe që u cilësua nga prokuroria si montazh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë