Rama: Basha u tradhtua nga kunati i Babales, se nuk mori eurot e premtuara për rolin

TIRANE-Kryetari i PS, Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së grupit të partisë se Lulzim Basha u tradhtua nga kunati i Albert Veliut i njohur i ‘Babalja’, pasi nuk mori shumën e eurove që iu premtua për të luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm në audio përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë dhe që u cilësua nga prokuroria si montazh. Kryeministri u shpreh se nuk ishte vetëm ekspertiza që konfirmoi montazhin, por edhe vetë ‘aktori i pa paguar sipas premtimit të Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në përgjim’.

U sajua shpifja ndaj Xhafajt dhe ajo ndaj kryetarit të grupit parlamentar. Monstruoze shpifja ndaj ministrit, u sajua në dy skuta, do të presim që të hedhë dritë prokuroria, PD me një trafikant dhe disa mjeranë të tjerë bënë filmin që dihej. Një skandal i fabrikuar për vëllanë e ministrit si të përfshirë në trafik droge dhe opinioni u mor peng. Ua kam thënë qëkur plasi ai gjiriz ndërsisë, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është një mjeran i joshur për të luajtur atë rol në këmbim të parave. Atë ditë kur fola kisha konfirmimin nga një laborator ndërkombëtar. Nuk është vetëm analiza shkencore por vetë aktori i pa paguar sipas premtimit të Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në përgjim. Edhe një herë si zakonisht ky që kërkon vetting për thashetheme nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori e ka tradhtuar regjisorin se nuk i ka marrë njëlloj si babalja eurot e premtuar për rolin. Si mundet një parti të katandiset në një kinostudio. Fatkeqësisht zullumi është më i trashë se kaq. Sepse babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e çoi te SHQUP-i ai gazetari kurajoz dhe këtë e di mirë kryetari i opozitës, prandaj kërcënoi prokurorinë. Po i vjen fundi i lojës.

Edi Rama

Gjithashtu Rama ka akuzuar opozitën, Bashën dhe Kryemadhin se nuk kanë asnjë ide, ndërsa qëllimi i tyre është vetëm balta dhe sulmi me inskenime. ‘Hiq çizmen dhe qepu mbrapa kundërshtarit me llapën jashtë si qeni gjahut dhe dali ku të dali motra’. 

Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X. Ata të tre akuzohen për kallëzim të rremë. Kujtojmë se mbi Albert Veliun rëndon edhe akuza e kalimit të paligjshëm të kufirit, pasi u arratis në Kosovë duke kërkuar azil.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Rama: Paketa Antishpifje shpejt në Kuvend, ja çfarë do të përmbajë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para grupit të deputetëve të PS në mbledhjen e zakonshme u ndal edhe te nisma e re që pritet që të dërgohet në Kuvend, paketa antishpifje. Ai tha se paketa nuk synon që të mbyllë rrugët e lirisë së shprehjes, por që secili ti dalë për Zot asaj që thotë.

Shumë shpejt do i sjellim Kuvendit paketën anti shpifje, jo për të mbyllur rrugët e lirisë së shprehjes, por secili ti dalë për Zot asaj që thotë. Nuk kemi asnjë punë me Kodin Penal, asnjë lidhje me ndëshkime penale. Paketa anti shpifje do të jetë një paketë me standarde evropiane do të përshëndetet edhe nga institucionet ndërkombëtare, pa dyshim.

Edi Rama

Nisma e Ramës është kundërshtuar nga opozita, e cila e cilëson si manovër për të larguar vëmendjen nga opinioni publik pas ngjarjeve të fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 08/10/2018 20:50

    Po mire mo vllai të akuzonin një arkitekt a mjek a mësues ok... Po burri huj duke vujt dënimin për trafik droge...dhe qenka çudi qe ka bere muhabet hashashi e kur në një periudhë që në vlorë kapej me shume hashash se peshk...nejse mbani popullin me muhabet se vitet po kalojnë ju bëni rehat...

    Përgjigju
  • Enea: 08/10/2018 15:59

    Bravo,meritoni pergezime,sipas mendimit tim vetem qe po cmontoni ate kaste drejtesia teresisht te korruptuar meritoni nje BRAVO te madhe e te merituar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë