BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE

BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE

Astri Patozi

Ish- deputeti demokrat, Astri Patozi ka ironizuar situatën politike në vend dhe pëqendrimin e vëmendjes tek çështja “Babale”.

Ndërsa në një status në “Facebook”, Patozi kujton problemet e vendit si çmimi i karburanteve, kriminalitetin, korrupsionin, largimin e shqiptarëve dhe thotë se debati për “babalen” është një rekord i degradimit të politikës në Shqipëri.

 

BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE   

Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në “prime time”, që të gjitha me një temë, “Babalen”. Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi. 

Tani pritet vetëm që të dalë dikush e të shpallë gjendjen e emergjencës së përgjithshme kombëtare, për mbylljen e shkollave, fabrikave, furrave të bukës, restoranteve po e po, madje edhe spitaleve, derisa të zgjidhet kjo çështje.   

Unë nuk them dot se ata që e gatuan serialin e neveritshëm me Babalen e kanë bërë qëllimisht, por ky është një rekord i zi i degradimit të politikës në Shqipëri. A thua se nuk jemi i njëjti vend ku çmimi i karburanteve po rritet në shifra të frikshme, ku krimi po bën kërdinë në mes të kryeqytetit, ku shteti po vidhet në çdo qelizë nga zyrtarët e vet dhe ku shqiptarët po ikin nga sytë këmbët çdo ditë prej atdheut te tyre. 

Dhe është jashtë çdo dyshimi, që qeveria është pala më e interesuar për t’i zhvendosur temat e mëdha të debatit politik në banalitete ordinere si gjella, që po u serviret sot në tavolinë praktikisht çdo shqiptari që ka një aparat televizori në shtëpi.

                        Astri Patozi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktor jeton fadil pordha gjoleka: 12/10/2018 17:05

    O astrit palloshi po hik mor bur mos u mef ti me politik se stë shkon politika ty. Ti je një njeri i rëndomët je pa karakter e dinjitet je një njeri pa taban . Prandaj mos u mer me gjëra që si bën dot meru me ndonjë skedin se aty mund të ndritësh ndonjë skedin. Se kaq është kapaciteti jot o astrit palloshi kok boshi.

    Përgjigju
  • Hans-Georg Nielsen: 12/10/2018 11:07

    Dear Mr. Patozi. Seen from abroad by someone who wishes Albania well and to prosper the level of the political debate and the media focus on the accusations without proof by the opposition is really alarming and extremely harmful to Albanias immage in Europe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin