Babë e bir 20 vjet burg për borxhin 
252 mijë euro tek biznesmeni Ymeri

TIRANË - Një shumë prej 252 mijë euro të marra tek biznesmeni Flamur Ymeri, është bërë shkak për dënimin me 20 vite burg të babë e bir, Klevin dhe Abdulla Çaushi. Ymeri, u bë mjaft i njohur për policinë dhe opinion publik pas vrasjes me armë zjarri brenda në shtëpinë e tij të dy të rinjve Adnand Luli dhe Ervin Shaba dhe për këtë krim u dënua nga gjykata e Tiranës me vetëm 10 muaj burgim.

Ndërkohë pa kaluar shumë, sërisht biznesmeni është bërë objekt i një hetimi të prokurorisë së Tiranës, ku këtë herë ka qënë kallëzues. Flamur Ymeri, ka kallëzuar për mashtrim babë e bir Kelvin dhe Abdulla Çaushi, pasi sipas tij këta të fundit i kanë marrë 252 mijë euro, me kontrata noteriale.

Kjo shumë është marrë nga babë e bir me pretendimin se iu nevojitej per biznesin e tyre dhe investimin në blerjen e një fabrike për prodhimin e letrës në Bosnjë, shumë të cilen ata nuk ia kanë kthyer më. Abdulla Çaushi dhe Kelvin Çaushi kanë pasur në pronësi shoqëritë tregtare "Arbi 06" sh.p.k, "Beti 2008" sh.p.k. Po kështu edhe i dëmtuari Flamur Ymeri është administratori dhe njëkohësisht njëri nga ortakët e Shoqërisë tregtare “Selita 2005” sh.p.k.

Huaja 252 mijë euro
I dëmtuari Flamur Ymeri dhe dy të pandehurit njihen me njëri-tjetrin, për shkak të marrëdhënieve të fqinjësisë dhe faktit që ata janë marrë me aktivitete private tregtare në Shqipëri dhe në disa shtete të huaja. Për shkak të kësaj njohjeje dhe veprimtarie tregtare të përbashkët, ata kanë shkuar shumë disa herë jashtë shtetit së bashku me të dëmtuarin, duke i ngjallur besim të dëmtuarit Flamur Ymeri që të pandehurit Kelvin Çaushi e Abdulla Çaushi janë tregtarë të mirëfilltë.

Në vitin 2010 dy të pandehuriti i kanë kërkuar të dëmtuarit Flamur Ymeri për qëllime biznesi hua në një shumë prej 120.000 euro, shumë të cilën ai ua ka dhënë në datë 30 nëntor 2010 mbi bazën e një Kontarate Huaje noteriale. Sipas kësaj Kontrate Huaje, kjo hua është dhënë pa interes dhe afati i shlyerjes së saj nga dy huamarrësit Kelvin Çaushi e Abdulla Çaushi do të ishte 6-të muaj nga dita e përpilimit të kontratës.

Pas këtij veprimi juridik, babë e bir Kelvin Çaushi e Abdulla Çaushi, rreth një vit e gjysëm më pas, pa shlyer akoma qoftë pjesërisht apo tërësisht detyrimin e parë ndaj huadhënësit Flamur Ymeri, në vitin 2012 i kanë kërkuar këtij të fundit një tjetër hua në shumën e 142.000 euro, duke i thënë se kjo shumë iu nevojitej për qëllime biznesi, sepse do të blinin një Fabrikë letre në Bosnjë-Hercegovinë. I dëmtuari ia ka dhënë edhe këtë shumë parash të pandehurit Klevin Çaushi në dorë, duke e formalizuar edhe këtë huamarrje me një akt noterial, ku kjo shumë duhej të kthehej për 6 muaj

Kthimi 10 mijë euro
Pas kësaj huaje dhe paaftësisë së tyre për shlyerjen e saj, të tre kanë shkuar në Bosnjë-Hercegovinë, ku dy të pandehurit i kanë treguar vendin e fabrikës dhe detaje të tjera konkrete lidhur me aktivitetin privat që do të ndërmerrnin.

Por, me kalimin e kohës, ka rezultuar se as fabrika e letrës nuk është blerë nga dy të pandehurit dhe as shumat e parave të marra hua të dëmtuarit Flamur Ymeri,nuk i janë kthyer nga të pandehurit, jo brenda afateve kohore të përcaktuara në aktet noteriale, por as edhe kohë më pas me kalimin e tyre. Nga gjithë shuma totale që të pandehurit i kanë marrë dëshmitarit Flamur Ymeri, ata i kanë kthyer atij vetëm një shumë minimale prej 10.000 euro.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku