Protesta e Berishës, Baçi: Në 8 janar dyert e PD-së do i gjejmë të hapura, Basha është i ikur! Komisioni i Rithemelimit nis punën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi beson se protesta e thirrur nga ‘Berishistët’ më 8 janar do të shënojë rikthimin e demokracisë në Partinë Demokratike dhe është dita kur do të nisë punë Komisioni i Rithemelimit. Baçi, mbështetës i Sali Berishës, në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, tha se Komisioni i Rithemelimit, i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, kërkon që të zhvillojë mbledhjen në seli. Sipas Baçit, edhe sot ato kërkuan që të zhvillojnë në ambientet e PD-së mbledhje për të nisur nga puna për zgjedhjen e kryetarit të ri, punë e cila do të nisë më 8 janar. Madje, Baçi tha se Bashës nuk i kanë vendosur ultimatum të largohet, por përkundrazi të bashkohet me shumicën, pasi zyrën sipas tij e ka humbur.

‘Komisioni i Rithemelimit duhet më patjetër të instalohet në PD dhe t’i bashkangjitet edhe Basha. Të vazhdojë procesi zgjedhor i PD-së, do të fillojë zgjedhjet nga seksioni. Janë të gjithë të lirë të ftuar dhe të barabartë të garojnë. Ishte një mbledhje e Komisionit të Rithemelimit, do të shkonim për të bërë një takim. Më 8 janar nuk ka asnjë plan asnjë qëllim dhe pikësynim. Kanë mbaruar planet dhe qëllimet i ka mbyllur kuvendi i 11 dhjetorit, vendimet janë të detyrueshme e nuk diskutohen. Ne kemi lënë një afat, personalisht s’më vjen përshtat se s’kemi pse kemi afat për të shkuar në shtëpinë tënde.

Në datën 8 janar do të fillojë puna e Komisionit të Rithemelimit dhe kemi nevojë për ambiente dhe do të shkojmë aty të fillojmë punën. Duhet një instalim i Komisionit të Rithemelimit. Basha është jo një ultimatum për të liruar zyrën, por të bashkohet me demokratët me shumicën. U bëj thirrje që të bashkohen me 8 janar. Më 8 janar dyert do të jenë të hapura ku demokratët të festojnë rikthimin e demokracisë do të thoja. PD rikthehet tek vlerat e saj, tek pluralizmi i vërtetë. Me veprimet e Bashës po vërteton atë që se kam besuar kurrë, peng i Edi Ramës. Anëtarësia do të vijë me shumicë dhe është për të festuar rikthimin e PD-së në një opozitë të vërtetë. Data 8 janar shënon fillimin e punës së Grupit të Rithemelimit dhe fillimin e punës për të zgjedhur kryetarin e ri. Basha ka ikur nuk të bën zyra kryetar. Ky proces do të mbarojë në 22 mars. Deri më 22 mars PD nuk është në gjendje për të luftuar Edi Ramën, pas asaj date do të përballemi me Edi Ramën, i cili nuk ka për ta mbyllur atë mandat.’- tha Baçi.

Sot anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, shkuan drejt selisë së PD-së për të zhvilluar një mbledhje, por dyert e PD-së ishin të kyçura. Flamur Noka i cili printe grupin, tentoi që të hapte dyert për nuk ka mundur që ta hapë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Më 8 janar e morëm vesh , po të cilit vit ?!!!: 05/01/2022 20:52

    Baçi e mban fjalën , më 8 janar do hyjë në zyrat e SHQUP-it , s’ka rrëndësi se të cilit vit , ç’bëri më 2025 , apo 2029 rrëndësi ka që më 8 janar do hyjë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka