Baçi në ‘Repolitix’: Zgjedhjet treguan kush është opozita e vërtetë! Hoxha: Basha duhet nxjerrë 1 orë e më parë nga selia, betejën e kemi me Ramën

TIRANË- Zgjedhjet e 6 marsit e radhitën PD si forcën e tretë politike në vend, duke u mundur nga Sali Berisha, ish-lideri i tyre, me koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’. Lulzim Basha nuk mundi të fitonte asnjë bashki, duke humbur për të gjashtën herë radhazi. Lisandër Hoxha thotë se Basha duhet nxjerrë një orë e më parë nga selia blu. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Hoxha thotë se Basha është një humbës që po mban peng PD. Ai shprehet se Komisioni i Rithemelimit nuk e ka betejën me Lulzim Bashën, por me Partinë Socialiste.

“Opozita e kanë dëshmuar qytetarët me votë. Jemi tre herë mbi Lulzim bravën, në totalin e votave jemi tre herë më shumë se Luzlim Basha me gjithë vështirësitë. U sulmuan në shtëpinë tonë, u sulmuan nga ambasadorja, u sulmuan nga qeveria. Në këtë klimë Grupimi i Rithemelimit me koalicion mori kaq vota. Në vetëm 6 muaj, pa struktura morën kaq vota. Këtu tregohet kush është opozita e vendit. Ne na u mbajt vula që ka ngatërruar zgjedhësit, buxheti për fushatat zgjedhore. Basha është i mbaruar, çdo opozitar pavarësisht nëse ka punuar kundër në këtë fushatë, të kërkojë falje dhe e ka derën e hapur tek ne. Basha sot është inekzistent, se në politikë nuk ndiqet një humbës. Nuk garojmë për të mundur Bashën, problemi është me Ramën. Gara është me PS. Ca do bëj komisioni i rithemelimit që të përballemi elektoralisht me një mekanizëm shtetëror që përdor çdo burim zyrtar për të fituar zgjedhjet. Është një mekanizëm i testuar, ka dhënë rezultate të mira për partinë në pushtet, sigurisht duke shkelur ligjin, por nuk kemi mundësinë të ankohemi më sepse nga humbja në humbje qytetarët nuk durojnë më dhe të braktisin. E djathta për të shpëtuar ka nevojë për riformatim. Bashën 1 orë e më parë duhet ta nxjerrim nga selia. Është humbës, po mban peng PD. Filmi tij nuk vazhdon më, nuk i shkon më njeri mbrapa”, tha Hoxha në ‘Repolitix’.

Luan Baçi nga Komisioni i Rithemelimit tha se këto zgjedhje treguan se kush është opozita e vërtetë. Baçi thotë se fakti që koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ doli në zgjedhje me një logo tjetër dhe jo me atë të PD-së konfuzoi demokratët dhe ndikoi në votën e tyre. Sipas tij, 50% e demokratëve kanë hedhur votat gabim pasi nuk kanë ditur se cili është kandidati i Berishës dhe cili i Bashës.

“Nëse gjykata do kishte shprehur atë që ka ndodhur në Kuvendin e 11 dhjetorit, PD ajo është që bëri një kuvend, një analizë dhe doli me një lidership të ri ku tregoi në këto zgjedhje që është vërtetë PD. Ato vota janë të demokratëve, ishin strukturat e partive që organizuan procesin zgjedhor. Basha nuk ekziston, ekziston si emër, se ka një vulë, ka selinë, fakti është ndryshe, edhe rezultati atje 50% është marzhi i gabimit. Mbi 50% të tyre janë vota të hedhura gabim, demokratët nuk arrinin të ndanin kush ishte i vërteti”, tha Luan Baçi.

Zgjedhjet e 6 marsit ishin një test i rëndësishëm për Partinë Demokratike, ku demokratët duhej të zgjidhnin mes kandidatëve të Lulzim Bashës dhe atyre të Sali Berishës me koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’. PD nuk mundi të merrte asnjë bashki, ndërsa Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ mundi të ‘korrte’ fitoren vetëm në Shkodër. Partia Socialiste arriti të merrte 5 Bashki, Vorën, Dibrën, Rrogozhinën, Lushnjën dhe Durrësin. PD ka pësuar rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021, ku rezulton në ulje në të gjitha Bashkitë, ndërsa Partia Socialiste ka reflektuar një ngritje edhe pas 9 vitesh në pushtet.

Kryebashkiakët e rinj në 6 bashkitë
Bashkia Vorë- Blerim Shera PS (8,431 vota)
Bashkia Rrogozhinë- Edison Memolla PS (5,401 vota)
Bashkia Lushnje- Eriselda Sefa PS (21,477 vota)
Bashkia Dibër- Rrahim Spahiu PS (13,995 vota)
Bashkia Durrës-  Emirjana Sako PS (38,991 vota)
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, koalicioni 'Shtëpia e Lirisë (20.125 vota)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë