Bad Bunny i bashkohet kastit të zërave të Toy Story 5. Këngëtari portorikan do të interpretojë një personazh të ri, një copë pice me syze dielli, e quajtur “Pizza with Sunglasses”.
Në filmin e ri, Woody, Buzz dhe lodrat e tjera përballen me sfidën e teknologjisë moderne, pasi fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me ekranet dhe pajisjet inteligjente, duke lënë pas lodrat klasike.
Personazhi i animuar që do të interpretojë Bad Bunny
Në kast marrin pjesë edhe Tom Hanks, Tim Allen dhe Alan Cumming. Filmi pritet të dalë në kinema më 18 qershor.
Komente



