TIRANE- Në një kohë kur prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë procedimin penal kundër ish-shefit të Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe vartëses së tij Loreta Alla, ish-zyrtari i lartë i Policisë ka kundërshtuar vendimin e pushimit të prokurorisë, duke kërkuar vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kundërshtimi është bërë ditën e djeshme në sekretarinë e gjykatës, ku në të kërkohet që prokuroria të mos ndërpresë në mes hetimet e saj lidhur me shkaqet që çuan në mosekzekutimin në kohë të urdhërit ndërkombëtar për arrestimin e deputetit Mark Frroku dhe Arjan Bytyçi, ky i fundit tashmë i shpallur në kërkim.